BERAT - Kryeministri Sali Berisha në vijim të takimeve të tij me të rinjtë, sot ka bashkëbiseduar me studentët e Universitetit të Beratit. "Berati në vetvete është një universitet shekullor. Berati mezi e priste ta kishte universitetin e tij", tha Kryeministri.
Nëse ka qytetarë të këtij vendi që edhe për krenarinë e vendit të tyre, duhet të jeni ju e të mos dëgjoni mediat e ata që flasin vetëm të këqija. Sigurisht që Shqipëria ka shumë për të bërë, por shqipëria ka një jetëgjatësi më të madhe se ajo e 9 vendeve anëtare të BE-së. Vdekshëmria foshnjore sot ëhstë një njëshifrore, por e mendoni se disa vjet më parë ishte 40%?! Vdekshëmria e nënave është nga më të ultat në botë. Kanë nivelin më të lartë të rekrutimit në universitete. Në këtë garë, Shqipëria ecën jo pa vështirësi, por çdo vit arrin tregues të vendeve të zhvilluara. Projekti ynë është Shqipëria vend europian i zhvilluar. Unë këtu sot dua të bëj me ju bisedën më të hapur që keni zhvilluar ndonjëherë me ndonjë njeri.
Alban Idrizi, kryetar i këshillit Studentor të Universitetit të Beratit. Ju, si qeveri qendrore, çfarë mbështetje do t'u jepni investitorëve që të zhvillojnë projektet e tyre në arsim?
Pjesëmarrja e investitorëve privatë është e domosdoshme dhe e çmueshme. Arsimi privat është përballur me disa koncepte shumë të gabuara. Në vitin 1997 ne dolëm në opozitë dhe në pushtet doli partia tjetër. Mendova se ata do ndihmonin fshatin, se ishte copë me thënë të drejtën. Ata vetëm fshatin nuk ndihmonin. Pyesja veten përse? Mirëpo mësova se ata nuk e ndihmonin fshatin se ai ëhstë privat! Edhe për arsimin privat: s’kemi punë me të! Por ai është shumë I rëndësishëm, sepse kërkimet shkollore dhe shkollat më të mirat në botë janë se kanë angazhuar sektorin privat në arsim në shkencë. Sot arsimi privat ka më shumë student se ç;kishim ne në vitin 2001.
Çfarë po bëjmë? Hoqëm tvsh-në, një masë lehtësuese. Këto ditë, do votohet ligji për shkollat. Ne do u japim sipërmarrësve privatë truallin për 99 vjet ose falas që ata të ndërtojnë. Ky ligj është zbatuar në SHBA dhe do aplikohet edhe në Shqipëri. Ne do vendosim gjatë viteve që vijnë, trajtimin financiar. Do ketë sistem kreditimi për studentët sa të përfundojnë universitetin dhe me këste të ulta, pa rënduar familjet. Sistemi do aplikohet si për arsimin privat, ashtu edhe për atë shtetëror.
Urani Ciko, studioj master shkencor në "Psikologji". Cilat do jenë mundësitë e punësimit për ne studentët e Beratit?
Mundësitë e arsimit të studentëvë të diplomuar janë dy herë më të mëdha se të atyre të padiplomuarve. Punësimi bëhet në dy sektorë. Në privat, nuk ka asnjë lloj vështirësie, ndërsa në sektorin publik, ai është me shumë pak të punësuar. Nëse e rrisim sektorin public, të gjitha taksat do ua japim atij. Pra, ia marrim privatëve për t’ua dhënë këtyre. Ne kemi një ndër dhjetë administrate më të vogla në botë. E mbajmë vetëm e vetëm për të mos qënë një barrë e madhe në sektorin privat. Shikoni vendet që kemi përreth: faktor negativ është pesha e rëndë e administratës publike mbi sektorin privat. Ajo i ka zhytur në krizë.
Një çështje që na bregos shumë ne studentët e Kosovës është është mosnjohja e diplomës. Pavarësisht se Universiteti është i akredituar, përgjigja është negative nga ministria e Kosovës.
Jam plotësisht në dijeni të këtij problemi. Të siguroj se në mënyrë të pandërprerë do diskutoj me qeverinë e Kosovës për t’i dhënë përgjigje këtij problemi.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

juaj është universitet shekullor"">