“Çështjen do ta zgjidhin qytetarët, do të marrë leksionin më shembullor që morën etërit e tij në ‘92 dhe këtë leksion nuk ia jep Sali Berisha do ia japin të rinjtë e Shqipërisë. Nuk mundesh kurrë të bllokosh ëndrrën europiane të të rinjve.
Një detyrë keni, nga sot gjer më 23 qershor do merreni vetëm me bashkëmoshatarët tuaj. Unë e di që nuk e kanë të gjithë qejf politikën, por kanë pasion Europën. Ju do të bëni takime, bisedime, do të bëni një dialog për Europën, në mënyrë që në qershor të 2013 ti japim zotit Rama atë leksion të madh që i dha rinia shqiptarëve etërve të tyre në 1992”, u shpreh Berisha.
BERISHA: OPOZITA, ALTERNATIVA E BLLOKIMIT
Duke folur para të rinjve, Berisha theksoi se opozita është alternativa e bllokimit, kurse PD alternativa e integrimit.
“Kemi një betejë tjetër, atë të qershorit të vitit 2013. Kjo betejë është përcaktuese sepse do të përcaktojë realizimin përfundimtar të ëndrrës tuaj europiane. Përballja elektorale, në këtë betejë ka 2 alternativa, alternativa e integrimit, alternativa e bllokimit”.
BERISHA: RAMA BLLOKON INTEGRIMIN ME FIERIN
"Zgjedhjet erdhën. E patë vetë si doli. Me 142 mijë vota më pak. Bëri çdo gjë. Mobilizoi milionerë dhe miliarderë për të imponuar mos numërimin e votave. Harrojeni u thashë unë. Nuk mund të ndodhë kurrë që vota të mos numërohet në këtë vend. Votat u numëruan para pesë kamerave. Nuk kundërshtoi dot qoftë dhe një votë të vetme. Qytetarët e Tiranës i thanë "Goodbye". Zotëria pas këtij leksioni të merituar doli dhe tha se nuk do të bllokojë më dhe se do të votojë çdo reformë që nevojitet për integrimin. U bë reforma elektorale, PD i la atyre të bëjnë çdo propozim dhe kështu duhej. Opozitës i duhen krijuar të gjitha hapësirat e nevojshme për të propozuar çdo gjë që mendon, pasi kjo i bën zgjedhjet të sigurta të lira dhe ne vepruam kështu. E votuam reformën elektorale. Erdhi tek imuniteti dhe pasi ishte zotuar se do ta votonte u tërhoq dhe tha nuk e votojmë. Ju luta dhe bëra gjithë përpjekjet, haptas dhe me komunikime private. Kurrën e kurrës tha. Atëherë ne propozuam Referendum. Vetëm atëherë ai u bind. Natyrisht ne na interesonte votimi. Erdhi e votoi në Parlament. Tani janë për tu votuar tre ligjet. Tre ligje, të cilët zyrtarët më të lartë të Brukselit i cituan në mënyrën më eksplicide. Të reja dhe të rinj shqiptarë kudo që jeni. Ata kërkuan nga ne, pasi dhanë rekomandim pozitiv për statusin, të votojmë këto tre ligje që të bëjmë dhe një raport shtesë përfundimtar. Nuk i votoi për të treguar se është parti e bllokimit, se është trashëgimtari i atyre që izoluan këtë vend 50 vite . Dhe të gjitha mesazhet ndërkombëtare, të cilat thonin se duhet të punoni për interesin e vendit, nuk i votoi. Tani dua Fierin thotë. Të rinj e të reja ja si qëndron problemi. Një grup këshilltarësh të tij kanë kaluar në një parti tjetër, siç kanë kaluar edhe këshilltarët tanë në partinë e tij. Këtu kemi të bëjmë me liritë e qytetarëve, të njeriut, pavarësisht se s’na vjen mirë, ata kanë të drejtë të zgjedhin, të ndërrojnë parti. Kjo ndodh në çdo vend të botës. Ai ka dy deputetë të mi në grup. Dy ikën. Por prapë së prapë gëzuan një të drejtë të tyren. Kanë të drejtë të zgjedhin. U mërzitën për një arsye a një tjetër. Dhe kurrë ndonjëherë nuk më ka shkuar mendja se mund t’ kushtëzoj qoftë dhe gjënë më të vogël me rikthimin e tyre në grupin e PD. Jo. Në diktaturë mund ti kapje për zvergu t’ çoje ku të doje. Në liri nuk u prek dot qoftë edhe një qime floku. Kjo është e vërteta. Këto i di zotëria. Por a ka shqiptarë mbi tokë që mund të pranojë bllokimin e procesit të statusit me pretekstin e këshilltarëve të Qarkut të Fierit? Nuk ka mendje më të mbrapshtë që mund ta bëjë një gjë të tillë", tha Berisha.
BERISHA: OPOZITA VARET NGA QEVERIA, ESHTE FALLCITET
Duke e quajtur 21 janarin si tentativë e marrjes së pushtetit me dhunë dhe mosrealizimin e ëndrrës së Edi Ramës për t’u bërë Kryeministër Berisha deklaroi se një opozitë që varet nga qeveria është fallcitet.
“Pas përpjekjes për të marrë pushtetin me dhunë më 21 janar dhe ëndrrës së Edi Ramës që të mbante fjalim nga ballkoni i zyrës sime bashibuzukëve që kishte sjellë përreth dhe që sigurisht s’mund të ndodhte, dhe pasi nuk pranonte të votonte asnjë ligj, pasi bëri gjithçka për të votuar vizat, shëtiste me një kuti nëpër Shqipëri, hapni kutitë të votoj vizat. U them disa miqve të huaj, ju kemi bërë përpjekje të mëdha me këtë njeri, ai nuk iu dëgjon, kjo është opozitë e vendit tim. Nuk them se forcat armike e kanë bindur të veprojë në këtë mënyrë. Për një opozitë e para është të jetë sovrane, një opozitë që varet nga qeveria është fallcitet. Nuk e duam këtë opozitë, shqiptarët do ta zgjidhin këtë punë. Shqiptarët janë shumë më të pjekur, duan demokracinë, duan Europën, lëreni ta zgjidhin shqiptarët. Zgjedhjet janë përpara, ata do të kenë mundësi të shprehen për të gjitha anët negative dhe pozitive të qeverisë dhe opozitës.
BERISHA-TE RINJVE: PERZUTE ME VOTE ATA QE ERDHEN ME DHUNE
“Pasardhës e regjimit komunist në vitin ‘97 erdhën me dhunë në pushtet, me një rebelim, por ishit ju, ishin bashkëmoshatarët tuaj që ata që erdhën me dhunë i përzutë me votë. Ju mbartët një mrekulli të vërtetë, mrekullia qëndron tek mendja juaj që ishte më një hapësirë të pakufishme. Ishte një mendje e cila natyrisht nuk njihte të gjitha proceset dhe praktikat që do të zbatonim, por ishte magnet për t’i përvetësuar dhe për t’i bërë realitet. Mendja tjetër nuk mund të shkruan gjë tjetër vetëm disa faqe socializmi. Ky është një nga mësimet më të mëdha të jetës time.Në këto vite ne kemi pasur vështirësi serioze, kemi pasur tronditje të pamerituara, kemi bërë gabime që duhet të ishin shmangur, por në të gjitha rastet ju keni qenë faktori përcaktues i zhvillimit” deklaroi Berisha.
BERISHA: 400 TE RINJ U ANETARESUAN NE PD
Berisha u shpreh se sot në gjirin e PD-së janë anëtarësua 400 të rinj të kryeqytetit, duke theksua se 22 vjet më parë PD u themelua duke u mbështetur në idealet dhe aspiratat e të rinjve.
"Kjo është besimi i të rinjve shqiptar dhe të Tiranës tek ajo forcë politike që 22 vjet më parë do të themelohej nga idealet tuaja, aspirate tuaja, nga guximi i bashkëmoshatarëve tuaj të atyre viteve, do të frymëzohej nga vizioni i tyre për të ardhmen e vendit. Ju sot vini në PD por unë mund t’ju them ju me bindjen më të thellë se kjo parti si asnjë parti tjetër e qendrës së djathtë në Europë, është para së gjithash parti e të rejave dhe të rinjve shqiptar. Në këto 22 vite ju të rejat dhe të rinjtë keni qenë përcaktuesit e çdo fitoreje të veçantë të Partisë Demokratike”, u shpreh Berisha.
BERISHA: PD, PARTI E INTERESIT KOMBETAR
Më tej në fjalën e tij para të rinjve Berisha theksoi se Partia Demokratike u themelua si parti e interesit kombëtar.
“Partia Demokratike u themelua në dhjetor të vitit ’90, si parti e aspiratave, e idealeve, e ëndrrave kombëtare dhe europiane të të rinjve shqiptar Do të ishin studentët, të rinjtë e tjerë të qytetit që do vendosnin në themelet e partisë së tyre vizion kryesor të saj, vizionin kombëtar Shqipërinë si Europa, ishte përcaktimi i tyre profetik. Partia e të rejave dhe të rinjve të Shqipërisë që mbushën sheshet dhe rrugët e Tiranës në përmbysje të diktaturës më të egër. Do të themelohej si parti e interesit kombëtar, ajo do të shpallte në programin e saj si yll polar çështjen kombëtare shqiptare”, deklaroi Berisha.
BERISHA: PD RREZOI REGJIMIN BARBAR
Kryetari i Partisë Demokratike ka theksuar se në vitin 1990 ishin të rinjtë e PD-së që rrëzuan diktaturën më të egër në Europë.
“PD e Shqipërisë do themelohej nga studentët, të rejat dhe të rinjtë e vendit si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore. Në tërë historinë tonë nuk ka ndonjë komb tjetër në Europë të ketë paguar çmim më të shtrenjtë, të ketë qëndruar më fuqishëm, të ketë sakrifikuar më shumë sesa shqiptarët vokacionin perëndimor. Ky vokacion është themeli i doktrinës së rilindasve shqiptar, të cilët në një kohë kur jetonin në doktrinën e lindjes. “Për shqiptarët dielli lind nga perëndimi do të thoshte Naim Frashëri. Vendi përjetoi para këtyre 20 viteve diktaturën më të egër që Europa ka njohur, shqiptarët për të mbrojtur vlerat e tyre, sakrifikuan, vuajtën më shumë se çdo komb tjetër, dhjetëra e mijëra prej tyre u internua, persekutuan vetëm për besimin tek vlerat perëndimorë. Ju jeni fatlum që nuk e njohët qoftë edhe një ditë të vetme. Dogma ishte as Shqipëria as lindje as perëndim. Shqipëria skllave e një regjimi barbar. Të rinjtë mbushën rrugët e Tiranës, me moton “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Sot, pas 20 vitesh ëndrrat juaj europiane është qindra herë më e fortë seç ishte 22 vite më parë. Sot në këtë përpjekje të madhe Shqipëria vjen në 100-vjetorin e pavarësisë së saj anëtarë e NATO-s, aleancës më të fuqishme të kohërave të lirisë. Të dashur të reja dhe të rinj ia dedikoni bashkëmoshatarëve të tu që u përballën në vitin 90 me diktaturën më të egër, që e përmbysën atë", tha Berisha.
BERISHA-TE RINJVE: SOT JU FLUTURONI TE LIRE
“U bë e mundur që ju sot të fluturoni si zogj të lirë në mbarë hapësirën europiane pa viza, në këtë ëndërr u bë e mundur që të shënohen marrëdhëniet më të fuqishme kontraktuale e BE-së dhe të ecet drejt integrimit, që përbën mrekullinë më të madhe të Europës në të gjitha kohërat e ekzistencës së saj. Kjo rrugë nuk ka qenë e lehtë, për 50 vite shqiptarëve këtë rrugë ia bllokuan despotët e një regjimi barbar, të cilët me të gjithë forcën shtypëse të tij besonin të mbanin Shqipërinë në hapësirat as lindje as perëndim", deklaroi Berisha duke folur para të rinjve në Akademinë e Arteve.
BERISHA PREMTIM TE RINJVE
Gjatë fjalimit të tij, Berisha u ka bërë një premtim të rinjve, që çdo gjimnaz do ta bëj si gjimnazi “Ismail Qemali”.
“Festuam 100-vjetorin, festën e bëtë ju se nuk kishte asgjë më të bukur sesa rinia shqiptare me entuziazmin tuaj. Para një javë më ftuan të shkolla “Ismail Qemali”, se kam mbesën aty. U kënaqa shumë se gjimnazin e gjeta shumë të pajisur. Ju ia jap fjalën që çdo gjimnaz të Shqipërisë do ta bëjmë si “Ismail Qemalin”. Unë i qëndroj fjalës time”, u shpreh Berisha.
BERISHA: SHQIPERIA DIXHITALE
“Kur u rikthyem në pushtet me votën tuaj në 2005 dhe këtë votë ju do e përcaktoni, për koincidencë unë në rininë time kisha rastisur të kisha lidhje me kompjuterin, doja të shtrija kompjuterin në të gjitha shkollat dhe shoh të dhënat, 1.4 % përdorues të internetit. Një nga nivelet më të ulëta në Botë të përdorimit të internetit dhe shpall Shqipërinë dixhitale si projektin kryesor të qeverisë. Përveç të rinjve të shumtit më shikonin me mosbesim, kishte nga ata që talleshin dhe përqeshnin këtë projekt, mbushini titujt e gazetave me sarkazëm. Unë ju besoja ju dhe isha i palënkundur në projektin tim, për ta zbatuar këtë projekt zgjodha një vend, Estoninë. Atje ishte vendosur një sistem dixhital i shpërndarjes së pensioneve. Pensionistët bënë të gjithë kursit. Kurse unë mendova për të rinjtë shqiptar dhe bëmë përpjekjen tona. Ne sot jemi mbi 60 %, por 90 % jeni ju të rinjtë,10 % jemi ne të tjerët. Para dy vjet po shikoja statistikat e Facebook-ut dhe shoh mbi 1 milionë e 30 e ca mijë shqiptar, konstatoj se renditeshim para 17 vendeve të BE nga përdorimi i Facebook-ut. Faktikisht ju e sollët Shqipërinë në moshën tuaj, në moshën dixhitale. Reformat janë bërë në tërësinë e tyre, të rinjtë kanë hedhur në reformat vizonin e tyre. Unë ftoj çdo të re dhe të ri shqiptar ku mund ta gjej tjetër veten se në këtë parti përjetësisht të të rinjve shqiptar”, tha Berisha.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)