TIRANE - Edhe pse rrjetet sociale janë kthyer në një problem shqetësues për të rinjtë, nuk mendon kështu kryeministri Berisha. Gjatë një takimi që ka mbajtur me gjimnazistë, ai ka thënë se ata duhet të qëndrojnë sa më shumë në Facebook, pasi aty mund të marrin një formim të mirë kulturor. “Ju jeni një gjeneratë fatlume.
Në fakt ju jeni gjenerata e Facebook-ut, e internetit. Unë e di që prindërit tuaj e kanë jo pak preokupim kohën që ju harxhoni në internet e FB. Por unë jam me ju, sepse FB është një mrekulli komunikimi. Eshtë e faktuar nga studimet serioze psikologjikë se lidhja njëri- me tjetrin me këtë mënyrë komunikimi është një faktor shumë pozitiv dhe ndihmon në pasurimin kulturor, në zhvillimin, është pozitive në komfortin e jetës, etj.
Lidhja e zakonshme është e llogaritur në një rreth të ngushtë, ndërsa FB është me qindra e mijëra miq, me të cilët ndan shumë gjëra. Por para së gjithash, ndan dijet. Me komentet, opinionet, çdo njeri pasurohet. Krahas kësaj, interneti, koha që ju harxhoni në internet, është kohë në të cilën ju qëmtoni të vërteta, përpiqeni të gjeni të vërteta. Dua t’ju them diçka shumë private, po shikoja një ditë historikun në FB të njërës prej mbesave të mia”, tha Berisha.
Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com
Redaksia Online
(b.m/shqiptraja.com)
/Shqiptarja.com