Berisha tha se po zhduken?! E vërteta e dokumenteve që dolën nga Bashkia! PAMJET: Të njëjtat dosje, ndodhen në arkivë (VIDEO)

Të njëjtat shkresa e dokumente, të futura në kuti dhe me shënime në secilën prej tyre, që Sali Berisha denoncoi se po nxirren nga Bashkia e Tiranës për tu zhdukur, Report Tv zbuloi se shkojnë në zyrën e Arkivës në administrim të Bashkisë.

Këto janë pamjet e kamionit me dokumente që Berisha publikoi duke u larguar nga bashkia, dhe këto janë pamjet ekskluzive që Report Tv sjell nga zyra e arkivës, ku janë vendosur në dhjetëra rafte të kësaj hapësire, kuti me shkresa të njëjta si ato që ish-kryeministri publikoi teksa nxirreshin nga bashkia.

1740497954_finalprojekt.00234223.Still293.jpg

Pas denoncimit të kreut të PD-së, Sali Berisha se bashkia po djeg dokumente me prova për Veliajn, Report Tv hulumtoi çështjen dhe u interesua pranë zyrës së Arkivës, se çfarë dokumentesh janë lëvizur nga bashkia. Në përgjigje thuhet se bëhet fjalë për shkresa të vjetra ndër vite të bashkisë, të cilat duhen arkivuar. Sic shihet në pamje ambienti ruhet me kamera.

1740495183_finalprojekt.00272207.Still309.jpg

Kamerat në ambientin e Arkivës ku janë vendosur dokumentet

G.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Holms: 25/02/2025 17:00

    Pa pa pa sa shpejt i zbuluat jeni njesha. BKH ju merr te keqen juve, keshtu qe shikoni mos gjeni ndonje sunduk me 500 euroshe te mykura si ato qe u sekuestruan tek Harabeli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Kryeministrja italiane: Jam dakord me deklaratën e zv.presidentit amerikan, Europa është pak e humbur

Kryeministrja italiane: Jam dakord me deklaratën e zv.presidentit amerikan, Europa është pak e humbur