TIRANË- Duke akuzuar për një pakt Rama-Basha mbi reformën administrative të vendit, PD e Rithemelimit prezantoi sot propozimin e saj për ndarjen e re të vendit, që në kushtet kur PS i ka mbyllur dyert e ndryshimit, do e çojnë në kuvend si projekt-ligj.

'Ne përgatisim variantin tonë, të cilin e kemi shumë të qartë se me një armik të lirisë së shqiptarëve, si Edi Rama, që bën gjithçka për të dominuar dhe sunduar vullnetin e tyre, kjo platformë nuk do miratohet.'- tha Berisha.

Berisha tha se grupi i Alibeajt, bëri pazar të papërgjegjshëm me Edi Ramën, ku ishte rënë dakord që të votohej vettingu dhe ai do të lëshonte 4 bashki. Por, sipas Berishës, ky pazar ishte sa për të kaluar radhën pseudomazhoranca, pasi dje deklaroi se nuk ka asnjë detyrim. E ndonëse PS e bëri të qartë një ditë më parë se nuk do ta ndryshojë hartën e vendit, demokratët e Berishës kërkojnë shtimin e 34 bashkive.

Propozimet për hartën e re u bënë në një mbledhje të deputetëve, të thirrur nga Luçiano Boçi, i cili në PD e Rithemelimit njihet si kreu i grupit parlamentar. Por ftesës së tij, veç deputeteve të grupit ‘Berisha’, pozitivisht ju përgjigj vetëm deputetja e Shkodrës Greta Bardeli, e cila mbërriti në selinë blu, kur mbledhja po mbaronte.

Kujtojmë se grupimi Alibeaj në draftin e tyre të reformës territoriale, propozuan hartë të re me 92 bashki dhe 6 rajone. Nga 12 qarqe Grupi Parlamentar i PD propozon rigrupimin në 6 Rajone, që përmbledhin Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:59
Propozimi i PD-së së Berishës për hartën Territoriale: Të jenë 95 bashki në total, të shtohen 34 njësi vendore më shumë

 

Rithemelimi i Partisë Demokratike ka bërë propozimin e tij në lidhje me hartën e re Territoriale. PD e Berishës ka propozuar që në total të jenë 95 bashki dhe të shtohen 34 njësi vendore më shumë.

Harta e re territoriale njësive vendore e propozuar nga PD e Rithemelimit përmban dy nivele të qeverisjes vendore:

Bashkia, niveli pare.

Rajoni (Qarku)

Bashkitë

95 Bashki asimetrike,

Janë 34 njësi vendore më shumë se ndarja aktuale 61 Bashki

50% e bashkive qendrore do të mbulojnë krahas funksioneve të shërbimeve publike e social kulturore edhe shërbimin transportit dhe të zhvillimit të territorit për bashkitë rurale.

50 % e bashkive të tjera do të kenë funksione të kufizuara, kryesisht në kryerjen e shqërbimeve publike, bujqësore, aktivitete kulturore dhe asistencë sociale e nxitje të punësimit. Ato do ti delegojnë funksionet e menaxhimit urban tek njësitë qëndrore mbi një bazë kontratete bashkëpunimi.

Lidhur me nivelin e dytë, PD e Berishës i përmbahet konceptit evropian të rajoneve.

Ajo është e pregatitur për të ofruar dy opsionet e saj për nivelin e dytë të qeverisjes vendore

Fomimin e një ndarje të re Rajonale me 5 Rajone

Tirana, kryeqytet metropolitan me nje bashki qendrore dhe14 bashki me Kopetenca te kufizuara

Ky ishte në thelb drafti paraprak i grupit të punës, i paraqitur për tu diskutuar e aprovuar prej jush të nderuar deputetë.

Ora 12:32
'Territorialja', Berisha: Grupi i Alibeajt bëri pazar me Ramën, pasi votoi zgjatjen e afateve të vettingut

 

Sali Berisha në një komunikim për mediat tha se grupi i Alibeajt ka bërë Pazar me Edi Ramën për reformën territoriale që të votohej vettingu. Por sipas Berishës, pseudomazhornca bëri Pazar sa për të kaluar radhën, pasi deklaroi se nuk ka asnjë lloj detyrimi.

'Një nga dështimet madhore i reformën territorial. Kjo reformë është një dështim pasi ishte presupozuar që të lehtësonte barrën e administratës mbi qytetarët shqiptarë. Rrogëtarët që këta qytetarë paguajnë për njësi vendore. Nga 420 bashki dhe komuna, sot në 61 njësi qendrore, personeli është më shumë nga ato që paguheshin në 420 njësi. Kjo reformë nuk ishte që gjë tjetër veçse ajo e punësimit partiak. Në pazaret e mëparshme, siç ka rezultuar apo bërë publike me të cilat PD sot s’ka asnjë lidhje, ishte rënë dakord që të votohej vetting dhe ai do të lëshonte 4 bashki. Pazar i papërgjegjshme jashtë të gjitha kritereve përveç pazarit, biznesit. Ishte një Pazar sa për të kaluar radhën, pasi pseudomazhoranca deklaroi se nuk ka asnjë lloj detyrimi. Unë falendroj grupin e punës së ka bërë një punë serioze për të paraqitur një platformë të re të reformës territoriale.'- tha Berisha.