Berisha thirrje demokratëve:
Realizoni idealet e Azem Hajdarit

Berisha thirrje demokratëve:<br />Realizoni idealet e Azem Hajdarit
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot i pranishëm në homazhet e kryera pranë memorialit të Azem Hajdarit, me rastin e 19-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Në fjalën e tij, Berisha e quajti Azem Hajdarin njeriun që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve.

Më tej, ai shtoi se Azem Hajdari nuk është thjesht një lider i historisë, por edhe burim frymëzimi për çdo shqiptar, çdo të ri e të re.

Ndër të tjera, ish-kryeministri deklaroi se duhen realizuar shpejt dhe me vendosmëri idealet për të cilat ra Azem Hajdari dhe që sot janë në një vështirësi shumë të madhe.

“Sot për ne është një ditë që ne kujtojmë me dhimbje të madhe aktin barbar të kryer nga regjimi ekzekutimin para selisë së PD të tribunit të lirisë, Azem Hajdarit. Njeriut që ka bërë si individ më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve. Ishte gjoksi i tij që ngrihej me 8 dhjetor në rrugët e Tiranës përballë barrikadave e autoblindave të babagjozëve të policisë, ushtrisë, që solli çeljen e dyerve bashkë me studentë të tjerë të lirisë për shqiptarët. Por, Azem Hajdari nuk është vetëm një lider i historisë, ai është një burim i madh frymëzimi për çdo shqiptar, për çdo të ri e të re. Frymëzimi i tij është të qëndrojmë të pamposhtur, të ngrihemi sa herë që rrëzohemi, është të vazhdojmë betejën dhe sot më të vendosur se kurrë për ideale për të cilat ai flijoi jetën e tij. Ndaj dhe njëherë thirrja ime është: le të na frymëzojë guximi, vizioni, trimëria e tribunit tonë legjendar për të realizuar sa më shpejt, sa më të vendosur, idealet për të cilat ai ra dhe që sot janë në një vështirësi shumë të madhe. Unë kam besim se ne do të ia dalim. I përjetshëm kujtimi i Azem Hajdarit, tribunit të lirisë së shqiptarët”, tha Berisha. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri