Berisha thirrje OSBE: Vëzhgoni
zgjedhjet parlamentare të 2013

Kryeministri Berisha fton OSBE-në për një vëzhgim sa më të gjerë të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ftesa është bërë në takimin që kreu i qeverisë bëri sot me Ministren e Shtetit për Cështjet Evropiane të Irlandës znj Lucinda Craighton. Kjo vizitë ndodh në kuadrin e kryesimit të OSBE-së nga ana e Irlandës dhe marrjes së Presidencës së BE-së në semestrin e ardhshëm.

Craighton është ministrja e parë irlandeze që zhvillon një vizitë në Shqipëri dhe e cilësoi si një rast shumë të mirë për të thelluar marëdhëniet bilaterale midis dy vendeve.

Duke e informuar se opozita bllokoi reformat integruese për 2 vjet Berisha shtoi se pas marrëveshjes politike të nëntorit 2011 një pjesë e mirë e këtyre reformave. Ndër më të rëndësishmet theksoi përmbylljen me sukses dhe konsensus të reformës zgjedhore, kufizimin e imuniteteve dhe miratimin e ligjit për Gjykatën Administrative. Nga ana e saj Ministrja Craighton shprehu “shpresën që rekomandimi i Bashkimit Evropian në tetor do të jetë pozitiv dhe se progresi i bërë nga Shqipëria do të marrë vlerësim pozitiv në mbledhjen e Këshillit Evropian në dhjetor.”- informon zyra e shtypit e kryeministrisë.

Duke folur për zgjedhjet e 2013, "Kryeministri Berisha nga ana e tij siguroi se qeveria do të bëj gjithshka për një proces të ardhshëm zgjedhor të lirë e të ndërshëm dhe ftoi për një vëzhgim sa më të gjerë të këtyre zgjedhjeve nga faktori ndërkombëtar"- mbyll njoftimin zyra e shtypit.
Në takim ishte i pranishëm dhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Rasti Stormy Daniels, dënohet Trump, por nuk do të shkojë në burg

Rasti Stormy Daniels, dënohet Trump, por nuk do të shkojë në burg