Berisha thirrje qytetarëve të
bashkohen në protestën e 12 marsit

Berisha thirrje qytetarëve të<br />bashkohen në protestën e 12 marsit
Sali Berisha i ka bërë sot thirrje qytetarëve që të dalin ën protestat e 12 marsit për të rrëzuar nga pushteti këtë qeveri. Sipas Berishës është tashmë e qartë që Ilir Meta ka urdhëruar vrasjen e njërit prej eksponentëve më të fuqishëm të mazhorancës, deputetit Tom Doshi dhe se për këtë çështje janë të përfshirë disa funksionarë të shtetit.  Berisha e krahason periudhën e sotme të politikës si të njëjtë me atë të sistemit të diktaturës.

Statusi i plotë i Berishës në Facebook

12 marsi eshte 20 shkurti juaj, eshte ora e te vertetes dhe fitores se mbare qytetareve shqiptare!

Te dashur miq, sot ne Shqiperi shteti ligjor ka rene, jeta, siguria, e drejta dhe ligji si kurre ndonjehere qe nga 20 shkurti i vitit 1991 eshte ne duart e krimit dhe pushtetmbajtesve te lidhur koke e kembe me krimin. Javen qe kaloi nje deputet kryesor i pushtetit, Tom Doshi, beri para shqiptareve dhe botes akuzen me te rende te 20 viteve te fundit. Ai akuzoi se kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, ka porositur dhe paguar vrasjen e dy deputeteve.

Tom Doshi u paraqiti shqiptareve me ze dhe figure doresin Durim Bami, i cili rrefeu me qartesine e nje vrasesi profesionist ne 37 minuta te gjithe etapat e zbatimit te projektit, sipas tij te Ilir Metes. Ai tregoi me emer e mbiemer personin qe i kishte dhene parate ne emer te Metes, personin qe vendosi tritolin tek makina, shkakun pse nuk e ndezi ate, etj.

Tom Doshi deshmoi se per te gjithe kete ngjarje te vrasjes te mbetur ne tentative te dy deputeteve, ai vet 6 muaj me pare ka njoftuar Edi Ramen, Ilir Meten, Saimir Tahirin. Por pas denoncimit te tij gjithcka eshte zhvilluar si ne nje diktature. Njelloj si ne nje diktature, akuzen e Doshit per vrasjen e dy deputeteve nga Meta te mbetur ne tentative, Rama - Meta - Tahiri e mbajten dhe e trajtuan per 6 muaj si nje problem te brendshem te klikes dhe jo si nje problem te ligjit, qe kercenonte rende paqen sociale dhe stabilitetin e vendit. Ata njelloj si ne diktature e konsiderojne veten se jane mbi ligjin!
Nderkohe qe nga denoncimi i deputetit Doshi e deri sot, u bene te gjitha perpjekjet per te zhdukur deshmitaret kyç te skenarit. Per kete qellim jane bere dy atentate per vrasjen e dy deshmitareve, autoreve kryesor te zbatimit te skenarit, pra ndaj Fationit, ndermjetesit dhe paguesit te parave dhe Bamit, ekzekutorit te skanarit. Ata i ndihmoj Zoti!!

Njelloj si ne diktature Rama - Meta - Tahiri gjate ketyre 6 muajve manipuluan çdo prove e deshmi per te shpetuar veten dhe akuzuar opoziten si autore e skenarit te vrasjes se dy deputeteve. Nderkohe ata si padrino ndersyen Shullazin e Partise te kercenoje me jete, si ne Rusine e Putinit, kryetarin e Partise Demokratike, per ti mbyllur atij gojen!

Tipikisht si ne nje diktature dhe ne kundershtim me Kushtetuten dhe te gjitha kodet e nje vendi te lire, klika ne pushtet ia besoi hetimin ministrit te brendshem dhe kryetarit te PS per Tiranen me qellimin e vetem per te zhdukur mundesisht cdo gjurme te qeveritareve ne skenarin vrastar.
Njelloj siç vepronin ne diktaturen hoxhiste ministrat e brendshem,Tahiri eshte takuar disa here, madje ne zyren e tij te ministrit, me doresin Bami, me te cilin ministri ra ne miqesi. Bami thuhet se i kerkoi edhe revole mikut te tij pasi ndjehej i kercenuar, por une nuk e di nese ja dha ai vet apo me Shullazin e tij. Aq siguri ka tani Bami nga miku i tij i ri sa qe per here te pare ne historine e krimit shqiptar ai refuzon statusin e deshmitarit te mbrojtur te drejtesise!

Njelloj si ne nje diktature, Tahiri, pas 6 muaj hetimi personal shume te thelluar, ai u njoftoi vete shqiptareve rezultatin e hetimit kamaradesk te tij. Sajmiri, sikur te ishte avokat i Bamit por dhe kryehetues, kryepolic, kryeprokuror dhe kryegjykates, shpalli publikisht se Bami, klienti i tij, ishte i pafajshem dhe se eshte provuar se askush nuk ka dashur te vrasi Doshin, madje kesaj rradhe as dhe opozita. Pra skenari nuk ka ekzistuar!?!

Njelloj si ne nje diktature, ne reagimin e tij te pare pas shperthimit te kokes se qelbur te peshkut, kryetari i parlamentit Ilir Meta e pranoi egzistencen e skenarit te vrasjes se dy deputeteve por ai akuzoi opoziten. Ne pergjigje te kerkeses se opozites per doreheqjen e tij nga kryetar parlamenti per t'i hapur rrugen hetimit, Meta per te fshehur krimin e tij u deklaroi mediave se porositesit dhe paguesit e vrasjes te dy deputeteve jane opozitare dhe familjare te tyre.

Njelloj si ne nje demokrature, kur opozita paraqiti ne seancen me te pare te parlamentit kerkesen e vetme qe kryetari i parlamentit, i akuzuar si porosites i vrasjes se dy deputeteve te japi doreheqjen per t'i hapur rruge drejtesise, ne zbardhjen e te vertetes Ilir Meta blindoi parlamentin me qindra badiguarde por dhe gangestera, çuna te krimit. Ai per t'u mbrojtur, por duke provuar de fakto fajesine e tij, u deklaroi shqiptareve dhe komunitetit nderkombetar se Tom Doshi prej muajsh eshte deputet i PD, duke bere me kete vete dudumin, ose konsideruar si te tille jo vetem shqiptaret por dhe te huajt!
Njelloj si ne nje demokrature, Ilir Meta tek dera e Prokurorise se Shtetit perseri akuzoi opoziten dhe sulmoi kryetarin e saj, pasi nuk ja mbyllen dot gojen me Shullazin e Partise qe e kercenoi me jete dhe jo qe nuk e denojne banditin por e mbrojne ate duke deshmuar se ai kercenimin e ka bere me porosi dhe ne emer te tyre.

Te dashur qytetare, sot me shume se kurre jeta, siguria jone dhe femijeve tane jane ne duart e bandave dhe pushtetareve te lidhur koke e kembe me keto banda. Sot me shume se kurre jeten, sigurine tone dhe femijeve tane e percakton kokaina, krimi dhe trafiqet, vrasesit e qeveritareve tane. Sot si asnjehere tjeter dhe si ne asnje vend tjeter kryehetuesin, kryeprokurorin, kryepolicin, kryegjykatesin per seicilin prej jush e ben kryetari i Partise Socialiste per Tiranen.

Sot njelloj si ne demokrature, kryetari i parlamentit, i akuzuar si porosites dhe pagues i vrasjes se dy deputeteve nuk jep doreheqjen per t'i hapur rruge hetimit. Ai perdor postin e dyte me te rendesishem te vendit per t'u mbrojtur nga akuza e skenarit ogurzi te tij dhe me cinizem u thote hetuesve: "hetomeni po te doni, hetomeni po jua mbajti!!

Njelloj si ne republikat Orwelliane, dje Rama - Meta - Tahiri, pasi kishin bllokuar hetimin e shtetit per 6 muaj, dhe me hetimet e tyre personale apo te shtetit paralel kishin vertetuar se skenari ogurzi nuk ekziston ose se ai ekziston por e ka organizuar opozita, u paraqiten ne Prokurorine e Krimeve te Renda. Gjykuar nga deklaratat qe bene ne media per deshmine e tyre del se sipas Rames fajin e ka Saliu,ndersa sipas Metes fajine e ka kryetari i opozites dhe doktori!!

Te dashur qytetare te te gjitha bindjeve politike, sot ne jetojme nje situate dramatike qe nuk ka ekzistuar kurre ne Shqiperi qe nga 20 shkurti i vitit 1991! Sot me shume se kurre qe nga 20 shkurti i vitit 1991, Shqiperia e shtrire perdhe nga krimi, bandat e lidhura me qeverine, ka nevoje jetike per trimerine, burrerine, qendresen tuaj qytetare. Ju dhe vetem ju e askush tjeter, te bashkuar ne guximin, shpirtin dhe pergjegjesine tuaj qytetare mund te shpetoni Shqiperine me nje 20 shkurt te ri! Ora qe vjen eshte ora juaj, ora e te vertetes, ora e fitores! Me 12 mars te gjithe ne Tirane. Zoti ju bekofte!! sb

 Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur