Berisha thirrje qytetarëve: T’i bëjmë gjyqin publik Edi Ramës për inceneratorët! Dënoj organizatën kriminale qeveritare dhe qëndrimin e 'SKAP'

Sali Berisha nuk ndal akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Edhe ditën e sotme është ndalur tek inceneratorët duke thënë se afera 420 milionë euro tregon se bëhet fjalë për korrupsion, procedura prokurimesh antiligjore, falsifikime dokumentesh, larje parash, tjetërsime pronash.

Sipas Berishës, për këtë nuk është bërë asnjë arrestim apo shpallje në kërkim. Ish kryeministri fton shqiptarët që t’i bëjnë gjyqin publik Edi Ramës dhe personave të përfshirë në këtë aferë. Në deklaratën për mediat tha se SPAK, të cilit i referohet me ironi si ‘SKAP i partisë’, ka të gjithë autoritetin ligjor jo vetëm të konfiskojë pronën e krimit, jo vetëm të vendosë para ligjit pronarët e saj qeveritarë, por edhe ata qeveritarë që nuk ushtrojnë kontrollin administrativ mbi këtë ndërmarrje.

“Kjo aferë kriminale është e vetmja në Europë dhe në botë, mbi të cilën kanë rënduar akuza të tilla dhe janë shpallur në kërkim menaxherë dhe pronarë të saj, ajo vazhdon njëlloj sikundër asgjë nuk ka ndodhur, sikundër asgjë nuk është konstatuar, sikundër asnjë mandat arresti apo shpallje në kërkim nuk është lëshuar, sikundër askush nuk është burgosur në këtë aferë.

Ftoj çdo shqiptar të shtrojë pyetjen: si mundet pas të gjithë këtyre akuzave, pas shpalljes në kërkim të pseudopronarëve të kompanive të djegësave, qeveria e Edi Ramës dhe Ministria e Financave, të disbursojë gjer sot, rreth 100 milionë euro. Të vazhdojë të disbursojë plotësisht të gjithë shumën e parashikuar për djegësin e Fierit. Mbi 6 milionë euro. Të gjithë shumën e parashikuar për djegësin e Tiranës. Të ndërtojë, të urdhërojë OSHEE-në të ndërtojë, linjën e tensionit të lartë për djegësin e Tiranës, me një shumë prej 6 milionë eurosh.

Si mund të ndodhin këto? Këto ndodhin, kjo aferë kriminale vazhdon jetën e saj për faktin e vetëm se kjo është aferë e Edi Ramës. Është Edi Rama që në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në kundërshtim flagrant me opinionin ligjor të Entit Kombëtar të Prokurimeve Publike, që thotë se negociata e mbyllur është e ndaluar të përdoret, ka firmosur kontratën me negociata të mbyllura.

Është Edi Rama ai që ka pranuar, që të gjitha prokurimet për djegësat nga Elbasani, Tirana dhe Fieri, të bëhen vetëm nga një kompani, kompania e tyre. Ndaj dhe nëse gjer më sot, pagesat e prapambetura për kompanitë e tjera shqiptare që kanë bërë punime dhe nuk kanë marrë shumën që u takon, kanë kaluar në 120 milionë euro për vitin, kompania e Edi Ramës ka marrë rreth 40 milionë euro gjatë këtij viti, pa kryer asnjë punim.

Kjo vetëm për faktin se është kompani e qeveritarëve. Në këto kushte, SKAP-i i partisë po përdoret si një instrument për hetime fake, për të mbuluar vazhdimin e krimit monstruoz.

Prandaj jam këtu për të dënuar edhe njëherë këtë organizatë kriminale qeveritare dhe qëndrimin e SKAP që u shërben atyre si mburojë. Për t’u bërë thirrje qytetarëve me thirrjet e Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, për t’i bërë gjyqin publik kësaj organizate kriminale më të rrezikshme në Shqipëri, ndër më kriminalet në Europë dhe botë. Është koha, të dashur qytetarë, t’i bëjmë gjyqit publik Ramës. ”, tha Berisha.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • flamuri: 19/09/2022 20:08

    Pa prova e fakte del e ha mut dit per dit , po ik mor sale ????????????

    Përgjigju
  • goni: 19/09/2022 20:03

    Spaku duhet te fusi ty te parin ne burg pastaj shofim e bejm

    Përgjigju
  • iliri: 19/09/2022 20:01

    gjyqin nise nga vetja o vrases , se ke vra njerez mes sheshit e ske piken e cipes

    Përgjigju
  • geni: 19/09/2022 19:43

    Vetem ato zarat i degjojn keto

    Përgjigju
  • deni: 19/09/2022 19:43

    Je ti i pari per burg

    Përgjigju
  • berti: 19/09/2022 16:15

    keto thirrje jane kot se vetem militantet e tu ke nga pas

    Përgjigju
  • neo: 19/09/2022 16:13

    po ste degjon njeri ty o mashtrues ste shohin dot me sy

    Përgjigju
  • Paul: 19/09/2022 15:49

    O SALI O MUT EDHE TY TA KEMI BETE GATI LITARIN,,,PER GERDECIN DHE VRASJET NE BULEVARD.......

    Përgjigju
  • Sifi: 19/09/2022 14:55

    Sali efendi ,sa hete del ne dite aq here te urrejne shqiptaret .Je petson non grata per korrupsion galopant te parave publike dhe beke thirrje per gjygje publike te Rames dhe qeveride .Iku koha kur ti jepje vendimet gjygjdore nga zyra jote per kundershtaret e tu .Duro dhe do degjosh se dosjet per ty jane hspur.Vazhdo revolucionin dhe meri ne qafe sta fukarenj qe nga padituris skoma tebedojne .Drejtesia sot nuk merr urdhera politik pir baxoget ne prova per fajdine e kujdo abuzuesi

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 19/09/2022 13:55

    ShtazaMonsterSali,harroje ardhjen ne pushtet dhe gjelërinë e glasur me MIKUN TEMD TE MADH SOCIOPAT KRYEMINISTER. TE DY JU DHE LIKJA JUAJ JINI MË PISAT QEVERITARË QE KA PATUR E DO TE KETE KY VEND. KETE E KINI KUPTUAR JO VETEM JU TRE MASKARENJT E DJALLIT POR EDHE POPULLI DHE TRUSHPLARËT QE JU NDJEKIN NGA PAS.....

    Përgjigju
  • Genti: 19/09/2022 13:44

    Ti mbylle gojen se le nam. Vec jerm flet pa baz pa argumenta. Sa cereku rames tjesh ti sali

    Përgjigju
  • Oltjan: 19/09/2022 13:40

    Ik mer non grat hesapi se na flliqe sdi ca flet

    Përgjigju
  • Luan: 19/09/2022 13:34

    Ne ke prova shko e paraqiti ne gjykate mos pellit kot me kot nga nevojtorja per te terhequr vemendje se nuk do e marresh se populli e din se cfare haleje je ti dhe gjithe grupi yt

    Përgjigju
  • Alban: 19/09/2022 13:33

    Ti denon ti , je mesuar ne kohen tende qe i denoje sipas qefit se kishe ne dore gjyqsorin po nuk funksionon me keshtu or ujk plak

    Përgjigju
  • alfons: 19/09/2022 13:20

    na ka ça trapin ky gërr vërr del e nxjerr vrer

    Përgjigju
  • orinda: 19/09/2022 13:18

    po ik o berishe se ti je ber per tu hetuar per tgjith pislliqet qe ke ber

    Përgjigju
  • kolo: 19/09/2022 13:12

    Thirrje te gjitheve dhe spakut qe te te fusi ne burg ty se na e ke sjelle ne maje te hundes , plere

    Përgjigju
  • goni: 19/09/2022 13:11

    Spakun e denojme te gjithe qe ste ka futur ne burg tu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen