Shqetësimi i tij i ngritur publikisht një ditë më parë për ish-zv.kryeministrin Sali Berisha mohon të ketë ardhur nga komunikimet e drejtpërdrejta me Arben Ahmetajn nga arratia, por thotë se ai që i ka shkruar për kërcënimet e mundshme ndaj Ahmetajt është qytetari digjital, të cilit shpesh i ka besuar informacione të pavërtetuara,

“Jo. Nuk kam komunikuar kurrë drejtpërdrejtë me Ahmetaj. Ai po të dojë mund të shkruajë çdo gjë në telefonin tim. I kam marrë nga qytetari dixhital. Këto akuza qytetari dixhital i ka marrë direkt nga Ahmetaj.”

Sërish hedh një hipotezë që pranon se nuk e katë vërtetuar, se urdhër-arreste ka dhe për ish-bashkëshorten e bashkëjetuesen e Ahmetajt.

Për të dy zonjat, ish bashkëshorten dhe bashkëshorten, burime të besueshme më thonë se është lëshuar urdhër arresti.

Berisha refuzon që deklaratat e tij të jenë mbrojtje për Ahmetajn. Ai thotë se është e padrejtë që ish-ministri të konsiderohet truri i vjedhjes së shekullit, kur sipas Berishës përgjegjësit kryesorë janë Rama e Veliaj

“Përpjekja është kjo, Ahmetaj të paraqitet si truri dhe Mirel Mërtiri e Zoto si dy kryesorët dhe qarku të mbyllet me këta tre persona. Ky është mashtrim i shekullit.”

Sa i takon situatës së brendshme në PD, kthimi i Lulzim Bashës në krye të selisë blu, për Berishën nuk është lajm i mirë si dikur. 10 vite pasi i dha bekimin për të drejtuar demokratët, sot ka këtë deklaratë për të:

“Është historia e degradimit të plotë të një njeriu të marrë peng, me zero integritet e karakter… “

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:09
Basha në krye të PD, Berisha: Peng mjeran i Edi Ramës, nuk heqim dorë nga partia

 

Sali Berisha ka sulmuar sërish Luzlim Bashës, duke thënë se është peng mjeran i Edi Ramës. Ndonëse Lulzim Basha është zgjedhur në krye të PD-së, Berisha tha se s’do heqin dorë nga partia.

“Historia e degradimit të plotë të një njeriu të marrë peng dhe zero integritet dhe karakter. U keqpërdor në 32 vite di askush tjetër nga kryeministri i vendit. Nuk ka shqiptar që nuk e di sot që Basha është peng mjeran i Edi Ramës me dosjet e krimit të larjes së parave dhe Toyota Yaris. Ka tek tuk njerëz që bëjnë sikur nuk e dinë, këta janë ajo kategori që u intereson të bëjnë sikur nuk e dinë.

Ne jemi PD, askush nuk na e tjetërson identitetin. Ne nuk krijojmë, nuk na e ndryshon kush emrin ne. Ne jemi PD. Ne e nisëm betejën tonë kundër regjimit. Sot është një mbledhje shumë e rëndësishme. Askush nuk mund t’u tjetërsojë demokratëve identitetin. Do jetë një përballje me Edi Ramën me të gjitha potencialet që ka kjo parti”, tha Berisha.

Ora 13:04
Inceneratorët/ Berisha pa prova: Rama ka takuar prokurorët, s’kam foto e video se do i kisha publikuar

 

Sali Berisha ka hedhur akuza se kryeministri Edi Rama ka takuar prokurorët që merren me çështjen e inceneratorëve. Berisha në konferencën për mediat, pas asnjë provë, tha se e ka informacionin nga burime të besueshme, s enjë takim është zhvilluar para 10 ditësh në kryeministri, ndërsa para 3-4 ditësh takimi është zhvilluar diku në periferi. Ish-kryeministri tha se nuk ka as video as prova.

Veliaj i ka deklaruar në anturazhin e tij, që më kanë ardhur të freskëta fare pak kohë pasi i ka deklaruar. Për mua janë 100% të besueshme. Sa i takon takimeve të zyrtarëve, kërkoj të administrohen të gjitha kamerat dhe të evidentohen të gjithë ata që hyjnë e dalin, apo që zhvillojnë takime me prokurorët e çështjes, po dy informacione janë se një takim i tillë është zhvilluar 10 ditë më parë në kryeministri dhe një takim tjetër 3-4 ditë më parë diku në periferi. As nuk kam foto, as video, s epo t’i kisha do i nxjerrja dhe në mungesë të tyre bëj thjesht sinjalizimin publikuat se duket se diçka po ndodh”, tha Berisha.

 

Ora 12:45
Berisha: Burime të besueshme më thonë se është lëshuar urdhër arresti për ish-gruan dhe bashkëjetuesen e Arben Ahmetaj

 

Ish-kryeministri vijon me aludimet e tij, duke thënë se burime të besueshme i kanë thënë se janë lëshuar urdhër arrestet për bashkëjetuesen e Ahmetajt, Erjola Hoxha dhe ish-bashkëshorten e tij, Albin Mançka.

“Për të dy zonjat, ish bashkëshorten dhe bashkëshorten, burime të besueshme më thonë se është lëshuar urdhër arresti. Të sillet, Rama, Veliaj, Gjiknuri, Agaçi të lirë, që janë akuzat e kësaj vjedhje, kjo është një akt që dëshmon çështjen, ta serirësh sikur nuk është. Përpjekja është kjo, Ahmetaj të paraqitet si truri dhe Mirel Mërtiri e Zoto si dy kryesorët dhe qarku të mbyllet me këta tre persona. Ky është mashtrim i shekullit. Unë e them këtë me përgjegjësi absolute se kushdo tjetër”, tha Berisha.