Berisha tregon se përse nuk
e uroi Edi Ramën për fitoren

Berisha tregon se përse nuk<br />e uroi Edi Ramën për fitoren
Përmes një statusi në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se përse nuk e ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 qershorit.
 
Duke iu përgjigjur pyetjes së militantit socialist Berisha thotë se fitoren e Ramës e ndëshkuan me bojkot 54% e shqipatrëve ndaj ai nuk kishte si ta uronte. 
 
“Përshëndetje Trendy! Lidhur me pyetjen tuaj “pse nuk e kam uruar Edi Ramën?”, përgjigjja ime është kjo:
 
Unë nuk e kam uruar Ramën sepse nuk mund ta uroj dot për arsyet që vijonë.
 
Së pari, sepse fitoren e tij e ndëshkuan me votë ose me bojkot 78% e shqiptarëve. Kjo nuk është fitore e bekuar por është e përçmuar nga 54% e shqiptarëve, që zgjodhën bojkotin për të shprehur zemërimin dhe për të votuar kundër tij. Po t’u shtosh këtyre edhe 48% të atyre që shkuan tek kutitë e votimit dhe votuan kundër tij, del se kjo është fitorja më e gjymtuar që kur është votuar për herë të parë në zgjedhje pluraliste në Shqipëri.
 
Pra, a mund të uroj unë qeverisjen e 4/5 të shqiptarëve nga 1/5 e tyre?! Kurrë jo. Natyrisht ka dhe një seri shkaqesh të tjera të njohura botërisht, por, unë e di se si idhtar i pakorrigjueshëm i Ramës, ti nuk i pranon ato (miq, Trendy ndërhyn shpesh në rrjetin tonë me komentet e tij në mbrojtje të Ramës por në tërësi ruan etikën), ndaj dhe unë të rendita vetëm njërin qe nuk besoj se mund të kundershtosh. Me respekt, sb!”,
ka shkruar Berisha.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike