Kreu i qeverisë nuk la pa ia bërë të qartë të rinjve se rruga gjer këtu nuk ka qenë e lehtë. As bulevard nuk do të jetë rruga drejt integrimit europian, ëndrra e çdo shqiptari. Një nga vështirësitë reale sipas kryeministrit është kundërshtari i tij politik, Edi Rama, i cili vuan “fobia e komisionerëve, bllokon për të fituar kapital politik” është “obsesiv”. Takimi me të rinjtë e forumit rinor evropianë u zhvillua sot paradite në kryeministri.
SUKSESET DHE VESHTIRESITE
Sipas kryeministrit dikur shteti me infrastrukturë më të prapambetur në botë, që në 2005 pati 2400 km rrugë të asfaltuar tani, (sipas kryeministrit) ka 10 mijë km rrugë të asfaltuar. Vdekshmëria e nënave në lindje është e ulët. Shqipëria ka lënë pas vendet me të ardhura të pakta dhe ka kaluar në një vend me të ardhura të mesme të larta.
Berisha u tregoi studentëve si drejtohet suksesshëm, me një administratë të vogël, dhe një qeveri me shpenzime më të ulëta, duke ia dalë mbanë të mos përfshihet nga kriza europian, dhe ku së shpejti do të kalojë gazsjellës Gazprom.
Pasi përmendi sukseset e arritura kryeministri kujtoi se rruga për të shkuar gjer këtu, nuk është e lehtë. As rruga drejt integrimit në BE, në bazë të meritave nuk është e shtruar me aslfalt. "Garantoj se vështirësitë janë serioze dhe rrugët nuk janë bulevard.” – tha kryeministri duke përmendur vështirësitë reale, njëri prej të cilëve, kreu i opozitës. Për kryeministrin kundërshtari i tij politik, Edi Rama vuan “fobia e komisionerëve, bllokon për të fituar kapital politik” është “obsesiv”
BERISHA: RAMA ORGANIZOI MBI 100 PROTESTA
"Ne kemi problemet e brendshme politike. Kreu i opozitës është njeriu i cili për 2 vjet rresht nuk votoi reformat në parlament, organizoi mbi 1000 protesta dhe protesta të dhunshme. Pati përpjekje të mëdha ndërkombëtare për t'i thënë se nuk mund të veprohej në këtë mënyrë. Unë u detyrova ti them miqve të mi,OK do e zgjidhim si shqiptarë. Nuk votoi asnjë reformë që kërkonte 3/5. Në zgjedhjet lokale zotëria humbi bashkinë e Tiranës. Pas kësaj deklaroi se nuk do të bllokoj punimet, por vazhdon të bllokojnë procesin.”- deklaroi Berisha.
RAMA BLLOKON REFORMËN ZGJEDHORE
“Janë për tu shqyrtuar rekomandimet e OSBE. Tani përplaset me ODIRH sepse zotëria e tij është shumë obsesiv. Në 2009 akuzoi komisionerët se i kishte korruptuar Berisha. Ai vuan nga fobia e komisonerëve. Asnjë fakt nuk ka që ndonjë nga komisionerët është korruptuar nga unë. ..
Dje bojkotoi komisionin. Nuk është antieuropian por mendon se duke bllokuar mund të krijojë kapital politik. Qëllimi ynë është se ne kurrë nuk heqim dorë nga konsensi por ai e bllokon”- informoi Berisha të rinjtë e forumit europian.
ZGJODHEM PRESIDENT NJERIUN QE LAVDEROI RAMA
“Ne zgjodhëm një gjykatës me reputacion të shkëlqyer në Shqipëri. E refuzoi sepse tha nuk ma thatë paraprakisht. Ne donim tia thonim,por ai nuk e pranon. Herën tjetër shkuam me 4 enra, vetë nuk propozonte asnjë. Ne zgjodhëm një nga person me integritet më të lartë dhe i vetmi zyrtar nga qeveria jonë që u lavdërua nga Rama dy muaj më parë. Ai vazhdon ende bllokimin. Në jetën time nuk kam bërë përgjegjës të birin për të atin ,por ky solli në krye të PS të gjithë bijtë e kupolës politike gjatë sistemit komunist. Kjo është shumë e trishtë. Ne mbetemi të hapur për dialog, por gjithmonë duhet të mbetemi tek principet tona."
Takimi me të rinjtë në kryeministri zgjati rreth një orë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)