FOTOLAJM/ Berisha u “çensuroka” nga regjimi në Shqipëri!

FOTOLAJM/ Berisha u “çensuroka” nga regjimi në Shqipëri!

Sali Berisha në gjithë ekranet shqiptare

Një emigrant që ndjek nga larg zhvillimet në Shqipëri përmes platformës së përgatitur nga Klan, na nisi sot në redaksi këtë fotografi me këtë shënim: “Mirë që ankohen për regjim këta në Shqipëri. Sa herë del Berisha të gjithë televizionet rreshtohen duke ndërprerë cdo transmetim, është e paimagjinueshme të shohësh një gjë të tillë në mediat këtu”, shkruan telespektatori.

Në të vërtetë, në listën e televizioneve që transmetojnë cdo herë del në prononcim publik Berisha, mungojnë dhe të tjera TV lajmesh që nuk janë të pranishme në këtë platformë.

Jane të pafundme edhe akuzat e vetë Berishës i cili akuzon qeverinë se kontrollon të gjithë mediat dhe se një nga arsyet që ai humb zgjedhjet, është sepse mediat e censurojnë. Ndërkohë që si emigranti shqiptar, ashtu dhe kushdo tjetër, mund të bëjë verifikimet e veta direkt se sa kohë dhe sa herë del direkt Berisha dhe të tijët në mediat shqiptare. Eshtë fare e lehtë dhe e verifikueshme, por ndoshta Berisha po përgatit një tjetër alibi.

Pasqyrimi i Berishës në një deklaratë për mediat

a.m./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Παναγιώτης: 10/10/2022 18:34

    Shum e drejt ajo c'ka shkruar emigranti, bashkohem me te njejta mendime. Sali Berisha esht koka e krimit, dhe as'nje nuk guxon ta vendos ate para drejtesis. Diku ai ka mbeshtetje shum te fort dhe me ate mbeshtetje ben lojen e vet me an'te kercevimeve qe ai ben ne TV pale me an te kelysheve te vet qe jan te pa permbajtshem. Shtoj vetem nji fraz. O ENVER KU JE SE NA KE MUNGUAR SHUM.ju ne doni publikoni, ka dhe menyra te tjera per publikim.

    Përgjigju
    • Cekani: 12/10/2022 10:31

      Sa te jete Sali(merhumi)Berisha ne politik PD nuke ka per te ardhur kurre ne pushtet.Shanci Edi Rames mos shkulet nga pushteti.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë