TIRANE - Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha përshëndet marrëveshjen e arritur sot në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. "Kjo marrëveshje historike përbën një arritje madhore, tejet të rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë, normalizimin e marrëdhënieve midis tyre", - thuhet në deklaratën e kreu të Qeverisë.
"Marrëveshja e Brukselit ka një rëndësi të madhe për të gjithë rajonin tonë, për paqen, bashkëpunimin dhe integrimin rajonal dhe europian.
Marrëveshja e sotme hap një kapitull të ri në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve në rajonin tonë, në përpjekjet e tyre për një të ardhme të përbashkët europiane.
Me këtë rast, në emër të qeverisë shqiptare përshëndes vendosmërinë, kurajën, vizionin e të dyja palëve, të dy kryeministrave Thaçi dhe Dacic, për arritjen e saj.
Përshëndes Baroneshën Ashton për ndërmjetësimin e aftë, të durueshëm dhe të suksesshëm, si dhe mbështetjen e mikut tonë të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që bënë të mundur këtë arritje historike për Kosovën, Serbinë dhe rajonin tonë", - përfundon deklarata e Berishës.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com