Berisha: Unë 250.000 vende pune
të reja, shifrat e Ramës gënjeshtë
Investimet dhe krijimi i vendeve të punës janë fokusi i kësaj qeverie, deklaratë kjo e bërë nga kryeministri Berisha në Maminas, teksa përuroi një fabrikë mjekësore. Shefi i qeverisë ka premtuar se do të katërfishoj sipërfaqen e mbjellë me bimë mjekësore.
MAMINAS - Investimet dhe krijimi i vendeve të punës janë fokusi i kësaj qeverie, deklaratë kjo e bërë nga kryeministri Berisha në Maminas, teksa përuroi një fabrikë mjekësore. Shefi i qeverisë ka premtuar se do të katërfishoj sipërfaqen e mbjellë me bimë mjekësore.
“Investimet dhe krijimi i vendeve të punës, përbën për ne objektivin më madhor. Shqipëria ka potenciale të mëdha prodhimi, Shqipëria ka potenciale të mëdha punësimi. Të ndalemi në sektorin e bimëve medicinave. Shqipëria për shkak të relievit ka florën e pasur. Shqipëria ka 3 200 specie të ndryshme, qindra prej tyre, rreth 340 kanë përdorim aromatik apo medikal. Zotohemi të katërfishojmë sipërfaqen e mbjellë me sherbelë në jug dhe veri. Sot janë familje fermerësh në jug dhe lindje që marrin të ardhura shtesë më bimë mjekësore. Qeveria do të subvencionojë farat dhe fidanët krijimi ne fermave të bimëve medicinale, si dhe do bëjmë gjithçka me vendorët, për mbrojtjen e plantacioneve të fidanëve. Kapaciteti vjetori i këtyre bimëve është 200 mijë ton në vit,. Ne jemi në hapat e para. Eksportet e tyre janë 30 milionë dollarë”, deklaroi kryeministri Berisha,
Kryeministri Berisha u zotua po ashtu se nëse vjen në pushtet sërish do të hapë 250 mijë vende të reja pune. Duke krahasuar alternativën e tij me atë që ofron opozita Berisha u shpreh kështu:
“Alternativat tona janë realiste dhe me shifra konkrete. Ka një alternativë tjetër që bazohet tek alternativa e mashtrimit, e Shqipërisë së gënjeshtër. Shqipëria nuk është parajsë, është shumë larg, nuk është bulevard me lule, por Shqipëria e gënjeshtrës nuk është. Shqipëria është realiteti i vlerësuar nga personaliteti më të shquara të fushës së ekonomisë konsiderohet histori e vërtetë suksese, pasi shqiptarët ia kanë dalë të ecin drejt mëkëmbjes. Sot 320 mijë familje shqiptare kanë më shumë se një banesë, nuk i ka ndihmuar shteti, por kanë qene lehtësirat që i kemi krijuar”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
53.8%
-
Jo
39%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 2449
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Gjendet GPS në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazi: Përndiqem nga pushteti! Reagon Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias
31 Tetor, 23:00
-
Spahiu: PD u bashkua me PS për rrogat e deputetëve dhe listat e mbyllura, por jo për rezolutën e BE
31 Tetor, 22:49
-
Cila është mosha ideale për të pasur fëmijë?
31 Tetor, 22:47
-
Progres Raporti i BE-së, Lapaj: Ne e dimë realitetin, mungon gara! Çipa: SPAK përmbysi tabutë e tranzicionit! Krashi: Zhvillimi më pozitiv këto 34 vite
31 Tetor, 22:35
-
Spahiu: Projekti SPAK me arrestime është eksperimentuar fillimisht në Sllovaki, Rumani, Bullgari …..
31 Tetor, 22:24
-
Dorëheqja e Elsa Toskës nga Gjykata Kushtetuese! KLGJ mblidhet nesër, shqyrton kandidaturat
31 Tetor, 22:19
-
Spahiu: Ja pse BE e vlerëson Shqipërinë më shumë se vendet e tjera në Ballkan perëndimor
31 Tetor, 21:56
-
Spahiu: E turpshme që Progres raport i BE, përkthehet si regres nga opozita dhe mediat e saj
31 Tetor, 21:49
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Jennifer Aniston zbulon kandidatin që votoi: Le t’i japim fund kësaj epoke frike
31 Tetor, 21:39
-
Ambasadori rus në OKB: Serbia do kërkojë kthimin 1 mijë ushtarëve të saj në Kosovë, e mbështesim
31 Tetor, 21:33
-
Përmbytjet në Spanjë/ Kryeministri apel qytetarëve: Ka ende rrezik, mos dilni nga shtëpitë
31 Tetor, 21:16
-
Këto janë 3 shenjat e zodiakut më të prekura nga Hëna e Re e nëntorit
31 Tetor, 21:06