Berisha: Urdhëri për vrasjen e
deputetëve, projekt destabilizimi

Berisha: Urdhëri për vrasjen e<br />deputetëve, projekt destabilizimi
Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e deputetit Tom Doshi se kreu I Kuvendit Ilir Meta ka urdhëruar vrasjen ndaj tij. Berisha shkruan se kjo është akuza më e rëndë që është bërë ndonjëherë në 25 vitet e fundit të pluralizmit në vend.
 
Berisha shkruan se organizimi I Ramës me Metën për të eleminuiar eksponentë brenda partisë është një ogur I zi për stabilitetin e vendit.
 
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe çdo përpjekje për të eleminuar fizikisht deputetët e Parlamentit pavarësisht nga spektri i tyre politik, theksoj me këtë rast se sipas këtyre akuzave klika në pushtet projekton destabilizimin e Shqipërisë! I bëj thirrje prokurorisë së shtetit të hetojë me përparësi, guxim dhe përgjegjësi të lartë akuzat e rënda për vrasje politike me pagesë nga kreu i parlamentit, me porosi ose miratim të kreut të qeverisë dhe të vendosë para ligjit çdo person të implikuar në skenarë kriminalë,”- shkruan Berisha.

Reagimi i plotë i Berishës për akuzat e Tom Doshit

Akuza e Tom Doshit se Meta - Rama planifikuan vrasjen e dy deputeteve, eshte me e renda ne 25 vitet e fundit!!
Te dashur miq, akuzat se Ilir Meta dhe Edi Rama planifikuan vrasjen e dy deputeteve te parlamentit shqiptar, jane akuzat me te renda publike ne tere historine e pluralizmit shqiptar.

Deputeti Doshi pohon se kryetari i Parlamentit te vendit, Ilir Meta, ne marreveshje me Edi Ramen, ka paguar per vrasjen pra eleminimin fizik te tij dhe deputetit te PD Mhill Fufi. Doshi njoftoi para mediave se per akuzen e tij, me e renda 25 vitet e fundit, disponon fakte te cilat ai i ka paraqitur brenda dhe jashte vendit.

Personalisht kam degjuar dhe denoncuar ne Parlament per perpjekje te drejtuesve te mazhorances per eleminim te eksponenteve te saj. Por akuzat tronditese te deputetit Tom Doshi, i njohur per miqesine e ngushte me Ramen por edhe Meten, se kryetari aktual i Parlamentit me porosi apo pelqim te Rames ka paguar para per vrasjen e tij dhe te deputetit te PD, Mehill Fufi, jane nje ogur i zi per stabilitetin e vendit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe cdo perpjekje per te eleminuar fizikisht deputetet e Parlamentit pavaresisht nga spektri i tyre politik, theksoj me kete rast se sipas ketyre akuzave klika ne pushtet projekton destabilizimin e Shqiperise!

I bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me perparesi, guxim dhe pergjegjesi te larte akuzat e renda per vrasje politike me pagese nga kreu i parlamentit, me porosi ose miratim te kreut te qeverise dhe te vendos para ligjit cdo person te implikuarbne skenare kriminale. Ju bej thirrje qytetareve te vendit te ngrihemi fuqishem per te shpetuar vendin nga klika e vrasesve ne krye te pushtetit!! 


Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron