Berisha: Vendimi antikushtetues i
Ramës, vendos 20%-shin e tij

Berisha: Vendimi antikushtetues i<br />Ramës, vendos 20%-shin e tij
TIRANE - Një ditë pas vendimit të Kryeministrit Rama për bllokimin e të gjitha ndërtimeve në vend deri në periudhën paszgjedhore të vitit 2015, ka reagur në profiling e tij në facebook ish kreu i PD, deputeti Sali Berisha.

Berisha vendimin e kryeministrit të vendit e ka cilësuar si antikushtetues si dhe orvajtje për vendosjen e gjobave të tipit mafioz, me 20%. Deputeti Berisha e konsideroi si injorancë totale bllokimin e të gjitha ndërtimeve në vend pasi, sipas tij, industria e ndërtimit është “motorri i zhvillimit, gjenerator kryesor i punësimit dhe se rënia e tij shënon rënien në kolaps të ekonomisë”. Gjithashtu Berisha, bllokimin e ndërtimeve për gati 15 muaj, e argumenton si në shkelje flagrante te Kartës Europiane te Autonomisë Lokale, Kushtetutës së vendit, vendimeve te Gjykatës Kushtetuese dhe ligjit per Urbanistikën. 

Deputeti Berisha nuk u ndal në ato që listoi si shkelje të disa kartave, vendimeve dhe të kushtetutës por gjithshtu hodhi hipotezën se lejimi i ndërtimeve me autorizim direkt, objekt për objekt, është orvajtje e Kryeministrit Rama për të përftuar gjoba në 20%.

Berisha në postimin e tij në facebook përmendi dhe bllokimin prej gati një viti, sipas tij, të të gjitha investimeve në vepra publike, rrugë, ura, ujësjellës, shkolla dhe spitale. Investime këto që mëparë punësonin mesatarish 48-57 mijë punëtorë në vit.

Më poshtë postimi i plotë në facebook i deputetit të Partisë Demokratike, Sali Berisha:
“Vendimi antikushtetues i Rames ndalon zhvillimin, iu pret kafshaten e gojes dhjetera mijera familjeve dhe rivendos! Dy dite me pare, piktori deshtak deklaroi ne konferencen e shtypit se "ndertimi ka rene dhe kjo eshte diçka e mire, duhet te bjere se po rriten sektor te tjere"!? Ai me kete deklarate faktoi injorancen e tij totale, faktoi se ai nuk mund te dije se ndertimi, paperjashtim ne çdo vend ne zhvillim, eshte motorri i zhvillimit, gjenerator kryesor i punesimit dhe se renia e tij shenon renien ne kolaps te ekonomise. Mbi kete koncept idiotesk, Rama vendosi dje me Lamet dhe Shkrelet t'i jape goditjen e meshires sektorit me kryesor te ekonomise se vendit. Ai, ne shkelje flagrante te Kartes Europiane te Autonomise Lokale, Kushtetutes se vendit, vendimeve te Gjykates Kushtetuese, ligjit per Urbanistiken vendosi qe, ne nje akt denimi kolektiv, te bllokoje planet dhe lejet e ndertimit, pra ndertimin ne mbare vendin per se paku 15 muaj dhe te lejoje ate vetem me autorizimin direkt, objekt per objekt, nga zyra e tij, pra te lejoje vetem duke prere gjoben 20%.

Ky vendim i papergjegjshem vjen pas ndalimit prej rreth nje viti te ndertimit nga qeveria te veprave publike, rrugeve, urave, ujesjellesave, kanalizimeve, shkollave, spitaleve. Theksoj ketu, se vetem ky sektor punesonte mesatarisht 48 - 57 mije punetore ne vit. Ky vendim skizoid deshmon dhe nje here se per Edvin Kristaq Ramen ne kete vend nuk ekziston Karta Europiane e Autonomise Lokale, te cilen e ka firmosur Shqiperia, nuk ekziston Kushtetuta e vendit, qe ne nenin 108 dhe 113 te saj, ne perputhje me Karten Europiane te Autonomise Lokale njeh dhe percakton autoritetet vendore si pergjegjese per administrimin dhe veteqeverisjen e territorit te tyre, nuk ekziston Gjykata Kushtetuese dhe disa vendime te saj, madje edhe te para tre muajve, qe ndalojne qeverine qendrore te marre kompetencat e qeverive vendore, nuk ekziston ligj per Urbanistiken qe nuk lejon asnje vendim te pergjithshem, perveçse te veçante, per raste konkrete, te organeve qendrore ndaj qeverive vendore. Sipas ketij akti skizoid te Rames, i rritur ne parajsen e bllokut hoxhist, ne Shqiperi nuk ekzistojne dhjetera mijera familje qe sigurojne kafshaten e gojes me mundin dhe djersen e njerezve te tyre te punesuar ne ndertim ne kompanite private te ndertimit, nuk ekzistojne qindra plane dhe kontrata te ligjshme qe duhen respektuar, por qe ky me aktin e tij i hedh ne kosh te plehrave. Per Ramen, rendesi me kryesore ka rikthimi i 20%-shit per xhepat e tij.

Nje vendim i tille nuk ka ekzistuar kurre, nuk ka ekzistuar as ne ditet me te zeza te diktatures kur daje Koleka bente xhelatin e ndertuesve shqiptare kurse babi Kristaqi firmoste varje dhe ekzekutime te njerezve te pafajshem ne sheshe publike. 

U bej thirrje qeverive vendore te zbatojne Kushtetuten, vendimet e Gjykates Kushtetuese, ligjin per Qeverisjen Vendore, ligjin e Urbanistikes dhe te hedhin ne kosh te plehrave vendimin e atyre qe sillen si bandite ndaj shtetit, ligjit dhe institucioneve te tij. Qytetare, zgjidhja eshte nje dhe vetem nje; t'i shporrim qelbesirat! sb”

Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë