Berisha: Vendorët e majtë
refuzojnë bashkëpunimin

Berisha: Vendorët e majtë<br />refuzojnë bashkëpunimin
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka premtuar fonde  nga buxheti i shtetit për te gjitha njësitë vendore që deri tani nuk kane përfituar. I pranishëm në mbledhjen e sotme te komitetit të rajoneve kryeministri tha se edhe pse ka njësi vendore qe kane vite qe nuk marrin para nga fondi i rajoneve përgjegjësia është e drejtuesve te tyre te cilët për shkak te bindjeve politike refuzojnë bashkëpunimin me qeverinë.

“Ka komuna të cilat nuk kanë marrë projekte. Kjo së pari për përgjegjësitë e tyre. Në ndonjë rast të caktuar, por që është ekzotik, kryetari në një verbëri politike u ka deklaruar qytetarëve se nuk marr fonde nga kjo qeveri. Ky është një qëndrim fanatik. Nuk besoj të jetë dhe nuk ka qenë direktivë e kryetarit të Partisë Socialiste, i cili sa ishte kryetar bashkie ka marrrë nga kjo qeveri 3 herë më shumë se qeveria e tij” - tha Berisha.

Gjate mbledhjes se komitetit janë miratuar 424 projekte ne infrastrukturën e bashkive dhe komunave me një vlere 5.6 miliard leke.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane