Loja e Berishës! Refuzon gjykatën, por ankimon masën e sigurisë! Vendimi i zbardhur i shkon me postë

TIRANË-  Gjykata e Posaçme ka njoftuar sot (13 nentor) përmes një telefonate avokatët e Sali Berishës, të paraqiten në sekretarinë e Gjykatës Anti-Korrupsion për të marrë vendimet e zbardhura gjyqësore ndaj tij si person në hetim për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. 

Ish kryeministri nuk u paraqit as vetë fizikisht dhe as nuk dërgoi avokatët e tij, ndaj gjykata vendosi t’ia dërgojë me postë. Gjykata e Posaçme thotë publikisht se njoftimi i dërguar në adresën e shtëpisë së Berishës, u kthye me nënshkrimin “Refuzuar”.

Por ndryshe ka ndodhur me avokatët, të cilëve gjithashtu gjykata ua ka nisur me postë, por këta e kanë pranuar. “Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme”, njoftoi gjykata.

Megjithë lojërat për të mos marrë njoftimin nga gjykata, Sali Berisha, përmes avokatëve të tij, sot, rreth orës 15.50, në limitet e afatit ligjor, depozitoi ankimin e plotë kundër masës së sigurimit. 

Berisha kishte bërë ankimim të pjesshëm në Apelin e Posaçëm për masën e sigurisë, dhe vendimi i zbardhur, i cili doli sot, ishte i domosdoshëm për të plotësuar kërkesën e ankimit. 

Vendimet ndaj Berishës janë 2, të datës 26 tetor ku gjyqtarja Irena Gjoka caktoi ndaj Berishës masë detyrim paraqitje në një seancë me avokat kryesisht, bashkë me ndalimin për të dalë jashtë vendit, nën akuzë për korrupsion pasiv. Vendimi i dytë i takon datës 6 nëntor, ku gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve të Berishës për të revokuar masën e sigurisë.

Për Jamarbër Malltezin është në fuqi masa e arrestit me burg, për pastrim parash dhe korrupsion pasiv. Dhe ndryshe nga Berisha, dhëndri, i dërgoi avokatët të tërheqin vendimet e znardhurave, dhe bëjnë ankimin e plotë në Apel. 

Sali Berisha ka refuzuar të zbatojë vendimin e gjykatës duke mos u paraqitur më 6 nëntor, pranë SPAK te oficeri i Policisë, ndërsa thirrja e radhës është 20 nëntori 2023, e hëna e tretë e nëntorit, ku pritet të shihet se çfarë do të ndodhë: Nëse Berisha refuzon sërish, dhe nëse prokurorët do detyrohen për masë më të ashpër, siç është arresti me burg. 

I vetmi që nuk ka dorëzuar kërkesë në Gjykatë, është biznesmeni Fatmir Bektashi që ndërtoi 19 kulla te ish-kompleksi Partizani, nën akuzë për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:47
Afera ‘Partizani’, Rithemelimi vijon sulmet dhe presionet ndaj gjyqtares së GJKKO Irena Gjoka

Në një kohë që nuk njeh dhe as nuk zbaton vendimin e GJKKO për t’u paraqitur fizikisht të hënën e parë dhe të hënën e tretë të muajit para oficeres së policisë gjyqësore në SPAK për aferën Partizani, Rithemlimi mbron Sali Berishën dhe vijon të sulmojë gjyqtaren Irena Gjoka e cila konfirmoi masat e sigurisë.

“Prej disa javësh gjyqtarja Irena Gjoka mban pezull vëmendjen publike me disa qëndrime që nuk i bëjnë nder gjyqësorit dhe as figurës së gjyqtarit. E denoncuar nga avokati Genc Gjokutaj dhe të tjerë se është shkarkuar nga ish Presidenti Sali Berisha në vitin 1996 kur mbante detyrën Kryetarit të Këshillit te Lartë të Drejtësisë, ajo hesht si fija e barit.  Opinioni publik kërkon të informohet mbi këtë fakt dhe mbi të gjitha, nëse kjo e vendos gjyqtaren Gjoka në pamundësinë për të drejtuar procesin ndaj Kryetarit të opozitës shqiptare, për shkak të konfliktit të interesit.

Pse nuk u tërhoq ajo qe ne fillim kur mbrojtja e z.Berisha ia dha këtë mundësi? Firmosur nga ish Kryetari i KLD-së , fshehja e vendimit të shkarkimit për arsye korrupsioni nga gjyqtarja Gjoka dhe marrja përsipër e gjykimit ndaj Kryetarit të opozitës, e vendosin atë qartazi në pozitat e konfliktit të interesit. Një konflikt interesi i cili dëshmon karakterin politik të këtij gjyqi dhe që nxjerr në pah arsyet e vërteta pas vendimmarrjeve antikushtetuese  e antiligjore të gjyqtares Gjoka”, thuhet në njoftimin për shtyp të Rithemelimit.

Teksa Gjykata e Posaçme thotë publikisht se njoftimi i dërguar në adresën e shtëpisë së Berishës, u kthye me nënshkrimin “Refuzuar”, ish kryeministri si duket po sulmon dhe po i bën presione gjyqtares.

Ora 15:59
Avokatët e Berishës dorëzojnë ankimin e plotë në Apelin e GJKKO kundër masës ‘detyrim paraqitje’ për aferën ‘Partizani’

1698082175_gencgjokutaj.jpg

Aot në iorën 15:50, avokatët e Sali Berishës kanë dorëzuar ankimimin e plotë në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër masës “detyrim paraqitje” të caktuar për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.

Ora 15:51
GJKKO i njofton vendimin me postë në shtëpi, në seli e Kuvend, Berisha refuzon të firmosë

1699801756_saliberisha.jpg

Gjykata e Posaçme ka njoftuar me postë Sali Berishën pranë selisë së PD-së, adresës së shtëpisë dhe pranë Kuvendit, por ka marrë një përgjigje me nënshkrimin refuzuar.

‘Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar dëftesat e komunikimit për njoftimin e personit nën hetim z. S. B. pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’. Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme.’- njofton Gjykata.

Ora 13:10
Afera Partizani, avokatët e Malltezit apelojnë vendimin e masës së sigurisë, pritet ta bëjnë dhe avokatët e Berishës

\

Avokatët e Jamarbër Malltezit dorëzuan sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit shtesën e ankimimit për revokimin e masës së sigurisë.

Gjithashtu pritet që të njëjtën apelim do të bëhet edhe nga avokatët e ish kryeministrit Berisha në hetim për akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani në Tiranë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 14/11/2023 09:08

    Kjo tregon edhe nje here se Spak eshte vetem per te dobetit e ketij vendi.Deri tani ka fituar Saliu qe si behet vone per kete te ashtuquajtur autoritet juridik!Dhe imagjinoni sa po zgjat kjo histori?po per te tjeret noqoftese kerkohen per hetim?Dmth.brezat e tanishem nuk perjetojne berjen e shtetit te se drejtes per aresye kohe.Dhe kete kohe ja u ofron vete organi i akuzes Spak!Kesaj i thone te talesh me shqiptaret!

    Përgjigju
  • Vidi: 13/11/2023 15:56

    Krye komunisti, spiuni qe merrte ne qafe mjeket ne vitet 70-80 me spiunlliqe vetem e vetem t’i lepihej stafit mjekesor të Bllokut, nuk pranoka nje vendim gjykate? Shpresoj qe ligji s’e ndalon t’ia fusi turinjte ne biruce. Sali plehu e dogji Shqiperine ne 97’. I vrau shqiptaret ne 2011, dhe tani po kercenon shtetin. Burg per Salu Berishen!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 13/11/2023 13:13

    Plakusaleh do te krijoj nje gjendje pasigurie dhe perplasje e gjak,me qellim per te shpetuar e shtyre ditet e mbetura jashte burgut.....por nuk po i ndez baruti,i eshte lagur krejt ....i kane mbetur ca mulra e paloqe ne kuvend per tymuese dhe asgje tjeter...as miqte e tij qeveritar nuk po munden ta besojne si po rreshket ne humnere ky kriminel komuniststalinist i rregjuar fizikisht e menderisht....edhe pushtetit i ka rene hija e zeze per çfare e ka gjet kete moster te shemtuar.

    Përgjigju
  • lali: 13/11/2023 12:59

    Pse nuk i drejtohen kuventit per ta marre ne pyetje njehere dhe pastaj ti kerkojne cfare te duan.

    Përgjigju
    • Andi: 13/11/2023 13:31

      Se ka procedure ligji, nuk është si të të doje trapi ty

  • Xhozi: 13/11/2023 12:59

    Kapni per zhelesh legenin!!

    Përgjigju
  • Populli: 13/11/2023 08:40

    Ky eshte arkitekti i Shkaterrimit dhe I vdejkes... ky eshte Karaxhiçi shqiptar.. pjese e te njejtes ADN-je kriminale... tani ky dhe Likja si dy maskarenj te pindar flasin per kushtetuten... te shkulesh se qeshuri kur flasin keto analfabete te shtetit per kushtetuten..

    Përgjigju
    • e drejta: 13/11/2023 13:34

      FIKS FARE..DHE ESHTE ME TE VERTETE VELLAI BIOLOGJIK I KARAXHICIT

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri