Berisha: Vizita e Papës, historike
për Shqipërinë

TIRANE - Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar historike vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri. Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Berisha “kjo është një vizitë historike për Shqipërinë dhe shqiptarët” . Ai thotë se ky është një akt i veçante miqesor, respekti dhe dashurie për shqiptarët. 

Te dashur miq, burime zyrtare dhe mediat njoftojne se Papa Françesku ne shtator do vizitoje Shqiperine. Kjo eshte nje vizite historike per Shqiperine dhe shqiptaret. Ne nje akt te veçante miqesor, respekti dhe dashurie per shqiptaret, 18 muaj pas inaugurimit, me 19 mars 2013, si shenjteria e tij Papa Françesku dhe fteses qe pata kenaqesine t'i bej diten e inagurimit, Ati i Shenjte do te vizitoje Shqiperine. Njelloj si Papa Gjon Pali i II 21 vjet me pare, Papa Françesku perzgjedh Shqiperine si vendin e vizites se tij te pare ne gadishullin e Ballkanit. Le t'i shprehim ne nderimin tone me te madh dhe mirenjohjen tone me te thelle Atit te Shenjte per viziten e tij te ardhshme ne Shqiperi! sb”, shkruan Berisha në Facebook.

berisha ne fb

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka

Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka