Berisha votohet për kryetar të PD, Lulzim Basha kujton të shkuarën: Të mos i lëmë mbetjet e komunizmit të relativizojnë dhimbjen

Berisha votohet për kryetar të PD, Lulzim Basha kujton të shkuarën: Të mos i lëmë mbetjet e komunizmit të relativizojnë dhimbjen

Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Ditën kur Berisha ka organizuar një proces votimit në Partinë Demokratike për tu rikthyer në krye të saj, Lulzim Basha, ish-kryetari, ka zgjedhur të japë një mesazh në mënyrë shumë të tërthortë. Ai ka zgjedhur 38-vjetorin e revoltës së Qafë Barit për t’i kujtuar shqiptarëve që të mos e marrin lirinë si të mirëqenë dhe të mos i lënë ato që ai quan ‘mbeturina të komunizmit’ të relativizojnë dhimbjen dhe përgjegjësitë e të shkuarës.

“Me 22 maj 1984, 11 vite pas kryengritjes së Spaçit, në një tjetër burg mizor të diktaturës komuniste ringriti krye shpresa për liri dhe kundër padrejtësisë. Sot përulemi me respekt para heroizmit të martirëve të revoltës së Qafë-Barit, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja, dhe qindra bashkëvuajtësve të tyre, të burgosur politikë që sfiduan me kurajo regjimin gjakatar nga brenda kampit të vuajtjes, ku dhuna e egër ishte e vetmja gjuhë me të cilën diktatura u komunikonte mizoritë e saj njerëzve të lirë, që nuk u dorëzuan kurrë përballë regjimit. Revolta e Qafë Barit është pjesë e trashëgimisë politike të rezistencës antikomuniste, e bashkë me vendet e kujtesës, përbën një pasuri shpirtërore dhe kulturore që duhet mbrojtur e nderuar për të mos lejuar që harresa të fshijë vuajtjet dhe sakrificat që farkëtuan shpirtin e rezistencës ndaj regjimit mizor, për të mos lënë mbetjet e komunimizit të relativizojnë dhimbjen dhe përgjegjësitë e të shkuarës, për të mos e marrë kurrë lirinë si të mirëqenë. Lavdi përjetë martirëve të Revoltës së Qafë Barit”, ka zgjedhur të shkruajë Basha, pikërisht në momentin kur Sali Berisha po votonte për veten në Selinë e Partisë Demokratike. 

‘Mbetje të komunizmit’ është një term që Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi e kanë përdorur shpesh muajt e fundit për t’iu referuar Sali Berishës dhe aksionit të tij për tu rikthyer në Partinë Demokratike.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 22/05/2022 15:29

    Se me ty i keni q*** nenen, beteja sapo ka filluar ne fund te ndeshjes

    Përgjigju
  • Bureto: 22/05/2022 12:09

    Sot u kujtove ti mo se Sali Berisha, Tritan Sgehu, Genc Pollo, Genc Ruli, Edmond Spaho etj jane komun9iste apo bij te tyre? Po po te mos ishte Saliu komunist si do propozonte nje mumje si ti ne krye te Partise se tij? Edhe Enveri ashtu e mbajti partine me Peristeret, Lenkat, Palët, Lleshet,Pezet, Simonet etj etj. te urte te bindur krenare qe i sherbenin "udheheqesit" etj. A nuk ishe dhe ti nje nga ata? Pse fole vetem kur te futen kembet ne nje kepuce amerikanet? Apo te dhembi prapanica tende? E pra tani gjëja më me mend qe do duhej te behej eshte HESHTJA. Mbaro mandatin e deputetit dhe shiko qejfet e tua. Para ke, pasuri ke boll po ashtu. Misioni yt qesharak (ai i librit) perfundoi ashtu siç ishte i destinuar të ndodhte. Qesharak nga fillimi në fund. Te perdori Saliu, te pelkqeu tani, mbathja!

    Përgjigju
    • Like: 22/05/2022 15:42

      Ty bureto dhe të gjithe ketij populli mire tjua beje salqeni, like kokemadhi e injoranti, mona surrat kali, lulka e te tjere, u qate nga ENVERI, keta qumeshtin e nenes tju nxjerrin. Ky popull keta politikane meriton

  • Zijadin shuli: 22/05/2022 12:02

    Foli dhe butaku injorant dhe i pa bythe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)