Berisha: Vrasjet, ndoshta nga Garda

Berisha: Vrasjet, ndoshta nga Garda
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha deklaron se katër personat që mbetën të vrarë në demonstratën e opozitës 21 janarin e kaluar, nuk janë qëlluar me armë zjarri nga Policia e Shtetit por ndoshta mbetën viktima të plumbave rikoshet nga Garda Kombëtare.
Deklarata e z.Berisha u bë në prag të njëvjetorit të ngjarjes së vjetshme ku një demonstratë e paralajmëruar nga opozita se mund të dilte jashtë kontrollit, degjeneroi në dhunë ndaj policisë dhe Gardës dhe precipitoi me vdekjen e katër pjesëmarrësve në tubimin protestë.
Duke folur në një intervistë për analistin Janush Bugajski në Tv AS, z.Berisha tha “pati 4 viktima, dhe asnjë prej tyre nuk u shkaktua nga policia”, duke përforcuar: “Jo! Kjo është një provë e pastër si kristal. Ka mundësi të kenë qenë plumbat rikoshet të Gardës Kombëtare, e cila ka përdorur armë në kushte të ligjshme mjaft strikte”.
Duke siguruar këtu se “kjo është e vërteta për këtë çështje”, kryeministri kërkoi që të zbardhet ngjarja: “Le të vazhdojë hetimi. Brenda një viti, askush s'është deklaruar përgjegjës për organizimin e këtij sulmi. Brenda një viti, shqiptarët thuajse s'dinë asgjë, dhe ata po presin ende. Ky hetim është absolutisht shumë i rëndësishëm dhe jetësor. Dhe ai do të realizohet. Siç e dini, demokracia ka dobësitë e saj, por ajo funksionon. Mund të ketë pengesa, por pastaj ecën përpara. E tillë është edhe në Shqipëri”.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi