Berisha xhindoset me Bardh Spahinë se ka pritur Benet Becin në zyrë

Berisha xhindoset me Bardh Spahinë se ka pritur Benet Becin në zyrë

Bardh Spahia dhe Benet Beci shtërngojnë duart

Sali Berisha është xhindosur nga një person që e ka pasur dhe e ka mjaft të afërt si Bardh Spahia. Akti i kryetarit në largim të bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, i cili ka kryer ceremoninë e dorëzimit të detyrës me Benet Becin, duket e ka bërë keq kreun e foltores.

Ndaj ka nxitur gazetarët e televizionit të tij që ta sulmojnë Spahinë. Bledar Koka, gazetar i televizionit të familjes së tij, shkruan kundër Spahisë.

“Temenaja e panevojshme! Ose Benet Beci i ka fituar zgjedhjet ne Shkoder dhe PD rreh uje ne hava kot, ose Benet Beci eshte thjeshte nje kukull e nje makinerie grabitjeje te votave dhe si i tille, "xhentellmenlleku" ne kete rast eshte krejt i pavendt! p.s...Voltana Ademi rezistoi si burrnesh kur te gjithe heshten dhe ruajti nderin e Shkodres nga surrogatet e Rilindjes bash si ky Benet Beci!”.

Sali Berisha i ka tmerr të gjithë ata bashkëpunëtorë të tij që pranojnë humbjen në mënyrë civile. Kështu është xhindosur dhe nuk ka folur gjatë me Besnik Mustafajn, që pranoi humbjen përballë Edi Ramës në vitin 2000, në mënyrë qytetare, e kështu edhe me të ndjerin Sokol Olldashin, i cili në kohë rekord pranoi rezultatin, ndryshe nga kultura e Berishës që nuk e pranon kurrë. Ndërkaq, gjesti i rrokadës civile në bashkinë e Shkodrës ka hasur një reagim të madh nga banorët e qytetit verior, të cilët në postimet e tyre kanë vlerësuar sidomos Bardh Spahinë. Ndërkaq, kryebashkiaku i ri, Benet Beci ishte i pari që e shprehu këtë vlerësim.

“Kënaqësi që mbledhja e konstituimit përfundoi me një takim me z.Bardh Spahia. i urova atij suksese në angazhimet e tij të reja dhe e sigurova se dera do të jetë gjithmonë e hapur për të mirën e Shkodrës”, shkruajti Benet Beci në faqen e tij në rrjetin Facebook./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lukas: 20/06/2023 13:22

    kulture shkodrane.

    Përgjigju
  • Iris: 20/06/2023 02:50

    Berisha le te pije uthull dhe i bien xhindet menjehere.

    Përgjigju
  • Vini: 19/06/2023 22:37

    Bravo z.Bardhi, je djali i babs. Inderum n'mahall, në qytet dhe tan Shqipnin.

    Përgjigju
  • arber: 19/06/2023 21:41

    Kjo eshte nje sjellje qytetare.Pergezoj B.Spahine per kete qendrim.Me rriti respektin,qe ne fakt nuk e kisha.Uroj te largohet ng bisha sali dhe do i bej nder atij dhe Shkodres.Respekte per te dy.Benet je para nje prove te rendesishme dhe te uroj suksese !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë