TIRANË – Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka uruar shqiptarët për fillimin e festës së Ramazanit.  Shënimin ai e ka lënë në profilin e tij në Facebook. “Të dashur miq,”- shkruan Berisha, - “ sot fillon muaji i madhnushëm i agjërimit, në të cilin besimtarët sakrifikojnë me qëllim pastrimin e shpirtit për besimin tek Zoti dhe vlerat më të larta njerëzore dhe hyjnore.  
 
Me këtë rast une uroj të gjithë besimtarët myslimanë që këto ditë përvëluese dhe netë të nxehta të agjërojnë, që sakrifica e tyre të pranohet nga krijuesi i gjithësisë dhe të sjellë paqe, të mira e mbarësi në familjet e tyre si dhe për mbarë shqiptarët.  
 
Uroj që Zoti t'i përkëdhelë Shqipërinë dhe shqiptarët me mëshirën dhe dashurinë e tij!” – përfundon Berisha.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)