Berisha: Zoti na ruajtë nga
Rama, Thaçi mbrojti Kosovën

TIRANE - Thaçi dhe Rama, njeri shqiptar që mbrojti interesat e vendit të tij; tjetri shqiptari që i luftoi ato, duke mos lejuar marrjen e statusit kandidat. Këtë kundërshti ka ndarë Kryeministri Berisha  në Facebook me miqtë e tij, pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi. Ai shkruan:

"Të dashur miq! Përshëndetëm me kënaqësi marrëveshjen e datës 19 prill midis Kosovës dhe Serbisë si një marrëveshje vërtet historike. Kjo marrëveshje, dëshmon konsolidimin e Kosoves si shtet i pavarur. Me zbatimin e saj, marreveshja perben bazen e normalizimit te marredhenieve midis ketyre dy shteteve te pavarura dhe çel rrugen qe keto dy vende, por edhe serbet dhe shqiptaret ne teresi, te nisin nje epoke te re ne marredheniet midis tyre, ne interes te te ardhmes se tyre europiane.

Marreveshja eshte nje kontribut madhor per paqen dhe stabilitetin ne rajon. Kosova me kete marreveshje arrin njohjen dhe pranimin e integritetit territorial te saj nga Serbia, por dhe vendosjen e bashkepunimit me kete vend si dhe garantimin e perspektives se integrimit ne BE. Serbia me kete marreveshje shkeputet nga nje trashegimi recente e pafavorshme dhe, siç do te deklaronte kryeministri i saj, ajo do te zgjidhte dhe do te percaktohej per BE-ne dhe te ardhmen e saj europiane.

Edhe nje here urimet me te mira per te gjithe ata qe bene te mundur kete marreveshje historike ne interes te shqiptareve, serbeve dhe te te gjithe rajonit.

Nuk mund te mos ju ftoj miq te dashur qe te mendoni per nje moment bllokimin nga z.Rama te statusit te vendit kandidat per Shqiperine duke mos votuar tre ligjet. Nuk na mbetet gje tjeter veçse te themi Zoti e ruajt Shqiperine nga shqiptare si ky. 23 qershori po vjen. Shqiptaret do te votojne per te shembur murin e bllokimit per te ardhmen e tyre europiane!", - përfundon Berisha.

berisha per ramen

(Foto: Postimi i kryeministrit sot ne facebook)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’/ Sulo: SPAK shtyp frenat ndaj Ramës dhe gazin ndaj opozitës! Dash Sula: Më mirë votat e emigrantëve t’i numëroj KQZ, se në rrethe i vjedhin bandat e kryeministrit

‘Studio Live’/ Sulo: SPAK shtyp frenat ndaj Ramës dhe gazin ndaj opozitës! Dash Sula: Më mirë votat e emigrantëve t’i numëroj KQZ, se në rrethe i vjedhin bandat e kryeministrit