Basha-Berisha akuzuan njëri-tjetrin për 21 Janarin, dosja drejt SPAK! Përfshihen zyrtarë të lartë, duhen marrë dëshmitë! Prokuroria e Tiranës: S'kemi kompetencë

Prokuroria e Tiranës pritet të rikthejë në SPAK dosjen e 21 janarit. Kjo pas kërkesës së familjarëve të viktimave dhe deklaratave publike të bëra nga ish ministri Brendshëm Lulzim Basha dhe ish kryeministri Berisha. Për shkak të funksionit që kanë pasur Basha dhe Berisha më 21  janar, Prokuroria e Tiranës po shqyrton kërkesën e familjareve dhe pritet të rikthejë dosjen për veprime të mëtejshme dhe marrjen e dëshmive të ish kryeministrit dhe kreut të opozitës.

Sot, një javë më parë u shënuan 11 vite nga 21 janari ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës asokohe PS gjatë protestave para kryeministrisë kundër qeverisë së PD. Për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën ende nuk ka asnjë drejtësi, ndërsa familjarët presin që kjo të ndodhë sa më shpejt.

Prokuroria e Tiranës vijon hetimet, ndërkohë që ka marrë në pyetje disa dëshmitarë të tjerë, ndërsa është vendosur riekspertimi për predhën e gjendur në trupin e të ndjerit Aleks Nika. Ky riekspertim do të bëhet nga ekspertët italianë. Riekspertimi është vendosur me qëllim marrjen e çdo të dhëne tjetër me vlerë identifikuese, duke përdorur teknologjitë e reja laboratorike. 

Deklaratat e Berishës dhe Bashës për njëri-tjetrin
Krimi i pandëshkuar i 21 Janarit përplasi pak kohë më parë ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e tij të Brendshëm  më 21 janar 2011, Lulzim Bashën. Më 13 dhjetor të vitit 2021, Lulzim Basha dha sinjalin e parë të reflektimit dhe të ndryshimit të qëndrimit për 21 Janarin, duke akuzuar në mënyrë të tërthortë Sali Berishën për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm në bulevard dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve. Duke komentuar sulmet e Berishës për të marrë me forcë selinë e PD-së, Basha hoqi një paralele mes Berishës dhe skenarit të ndjekur nga Tom Doshi në 21 janar 2011. Basha tha se ai sot nuk u përgjigj në të njëjtën mënyrë si ish-kryeministri Berisha 10 vite më parë.

“PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, siç u përgjigj Berisha në 21 janar”, tha Basha, duke akuzuar Berishën për krimin.

Deklarata u lexua si një mesazh dhe paralajmërim i Bashës për të rrëfyer në SPAK detajet e krimit të 21 Janarit, pengimin e drejtësisë, manipulimin e pronave, sajimin e puçit etj, nga Sali Berisha.

Mesazhit të Bashës për 21 Janarin, Berisha u përgjigj duke pohuar se nuk e dinte se ku kishte qenë Basha gjatë orëve të protestës dhe në momentet, gjatë dhe pas vrasjeve.

“Unë kam qenë duke drekuar me ambasadoren gjermane dhe jam kthyer e nuk kam lëvizur nga zyra për asnjë moment. Ka edhe një fakt tjetër që zyra është qëlluar me plumba dhe gurë. Se ku ka qëndruar Lulzim Basha nuk e di. Ministri i Brendshëm është bërë skllav dhe peng i Edi Ramës. Tregon narrativën e tij. Për 21 janarin gjithçka kam ditur e kam thënë dhe e them. Për ’97? Ai lexoi atë pjesë që i çoi Rama me Endri Fugën”, ka pohuar Berisha.

Si nisi e ngjarja?
E gjitha u nis pas skandalit me videon Meta-Prifti, ku flitej për koncesion dhe kjo shtyri që të organizohej një protestë kundër këtij korrupsioni siç e quante atëherë Partia Socialiste. Ishte ora 14:00, kur protestuesit përshkuan rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” deri para Kryeministrisë, pasi policia kishte ndërmarrë masat që të mos lejonte asnjë autobus më tej. Turma nisi me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, filloi hedhja e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit.

Situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të hynë në oborrin e kryeministrisë, ndërsa policia mbronte ambientin e brendshëm. Për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Ky i fundit, pas mjekimit paraprak në Spitalin Ushtarak të Tiranës, është dërguar për kurim të mëtejshëm në Turqi, ku dhe vdiq pas disa ditësh.

Kryeministri Berisha doli në konferencë për shtyp, duke deklaruar se donin t’i bënin puç, ndërkohë që opozita u shpreh se shteti nëpërmjet Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm shqiptarë dhe ka mbytur në gjak një demonstrim paqësor, që është e drejtë kushtetuese e qytetarit.

Partia Socialiste akuzoi si urdhërues të vrasjeve kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Por, Berisha nuk u ndal vetëm me akuzat për PS-në, ai sulmoi ashpër Prokurorinë, SHISH-in dhe Presidentin e Republikës, të cilët, sipas tij, donin ta rrëzonin me dhunë.

Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 29/01/2022 12:09

    Drejtësia është TREDHUR nga Sb që në 92.Nuk bëhet më kurrë sa të jetë Sb mbi dheee dhe në politikë.Ai po tallet me DASH,SPAK,POPULLIN..me të gjithë.Ky është sistemi " Demokratikë" që na solli perëndimi.

    Përgjigju
  • Cubi: 29/01/2022 09:53

    Sa ** gjynah** e shkreta prokurori ska kopetenca,I jan lidhur duart te shkreteve!!!!! Cfar behet me kete vend nga 30 vjet mor aman?????????? Marin nga 5-6 miljon lek ne muaj dhe tallen me leket e taksapaguesve shqipetare. Cfar vetingu eshte zhvilluar me keta legena qe duhet te zhduken Jo me te hiqen nje ore e me par. Te ngelen ato qe te jen te aft per detyren e te behemi njeher shtet.

    Përgjigju
  • Jona: 28/01/2022 14:43

    Hajde past doren e mbare Spaku

    Përgjigju
    • O tej: 28/01/2022 21:46

      Amin

  • Kastriot: 28/01/2022 14:11

    Po Meten pse nuk e ke fut ne liste? Ai ka bere deklaraten me te rendesishme. Qe ka patur informacion nga nje pale e trete "matane" detit qe per nje konspiracion per te patur te vrare ne proteste. Dhe kete informacion ia ka dhene Kryeministrit por edhe organeve te tjera. Sipas tij. Pra tashme kemi nje deshmitar qe ka dijeni per nje plan te mireorganizuar per te vrare njerez gjate protestes! Ai deshmitar mund te identifikoje planifikuesit dhe organizatoret. Si dhe burimin nga e ka mesuar. Dhe burimi, pala e trete, ne vartesi se kush eshte dhe cfare perfaqeson mund te thirret dhe te jape deshmi. Kjo ndryshon gjithshka. Nga mbeten te vrare si pasoje e veprimeve te paligjshme te gardisteve ne dicka tjeter te organizuar. Kjo kompromenton rende Berishen, sepse ai thote qe nuk dinte gje. Por edhe te tjere qe Meta nuk i ka identifikuar dhe qe me gjase jane Rama dhe rrethi i tij i ngushte. Por me teper kompromenton vete Meten sepse edhe pse ka patur dijeni gjithe kete kohe per keto vepra penali ai asnjehere nuk i ka paraqitur ato ne prokurori.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës