BAKU- Prej kohës, Sali Berisha po përpiqet për të treguar se ai njihet nga ndërkombëtarët si kryetari i ri i PD-së. Dje e bëri me anë të një letre nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, por që ishte thjesht një kthim përgjigje, pasi Berisha e uroi për fitoren e zgjedhjeve parlamentare në Hungari. Të njëjtën mënyrë po e "shet" edhe takimin në Baku. Ai ka marrë pjesë si në Forumin IX Global të Bakusë “Rezistenca globale, bashkëpunimi global”, ku thotë se është aty për të dhënë qëndimet e Partisë Demokratike, duke u kujdesur të theksojë se pjesë e forumit janë dhjetëra president, kryeministra, ministra të jashtëm dhe personalitete politike nga Europa dhe të gjithë kontinentet e tjera.
"Ju përshëndes nga Baku ku kam ardhur i ftuar nga bordi drejtues i Forumit Global te IX per te marre pjese ne punimet e këtij Forumi i cili këtë vit ka si agjende: ‘Sfidat e rendit botëror’ Forumi organizohet nga Qendra Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi”. Ne punimet e Forumit marrin pjese dhjetëra presidente, kryeministra, ministra të jashtëm dhe qindra personalitete politike nga Europa dhe të gjithë kontinentet e tjerë. Punimet e forumit i çeli Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alyiev. Ky forum është një mundësi e veçante për t'u paraqitur miqve të mi, personaliteteve të pranishëm, publikut, dhe mediave qëndrimet e Partisë Demokratike për zhvillimet në vend, në rajon dhe në Evropë", shkruan Berisha.
Pjesë e këtij forumi është edhe preisdenti Ilir Meta, me të cilin ka pasur edhe një ftohje mes tyre. Kjo është pranuar edhe nga vetë Berisha, kjo sepse nuk ishte dakord që Meta dekretoi lirimin nga detyra të gjeneralit Bajram Begajt, i cili arriti të zgjidhej president në raundin e katërt.
"Kënaqësi të marr pjesë dhe të përshëndes sot Forumin IX Global të Bakusë “Rezistenca globale, bashkëpunimi global”, platformë unike e personaliteteve të dalluara nga të gjithë sektorët e qeverisjes, jetës politike dhe shoqërore në botë, të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare ‘Nizami Ganjavi’.
Pasojat e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia, si dhe hapat që duhen ndërmarrë në një epokë pas pandemisë COVID-19 do të jenë temat kryesore të këtij forumi të rëndësishëm, të cilit i uroj rezultate të frytshme, si dhe që të gjitha mendimet dhe idetë e shprehura këtu, të na shërbejnë për të rënë dakord, nëpërmjet angazhimeve konkrete për të garantuar një të ardhme sa më të mirë për vendet tona", shkruan Meta.
Duket se ky takim do të shërbejë edhe si një mundësi për "pajtimin" e tyre.
Me qe je aty kethehu pak nga Putin,,
Përgjigju