BERLIN, 20 mars /ATSH-ANA-MPA/ - Banka Qendrore Europiane (BQE) do të ndërpresë mbështetjen ndaj Athinës vetëm kur kreu i saj, Mario Draghi do të mund të jetë i sigurt se në rrethin e liderëve të shteteve anëtare të BE është krijuar një shumicë në favor të daljes së Greqisë nga eurozona, sipas revistës gjermane "Der Spiegel".
Revista citon burime nga Brukseli dhe nënvizon se presidenti i Komisionit Europian, Jean-Cleude Juncker është kundër këtij qëndrimi.
Sipas revistës "takticieni i zgjuar Juncker, nuk mendon vetëm grekët e varfër, por sigurisht edhe për postin e tij. Dueli me Athinën i ngjan si një kuadër ideal për planin e tij më ambicioz, të marrë sërish nga shtetet anëtare pak nga ai pushtet që morën edhe gjatë krizës europiane"./ a.jor.







