BERLIN - Më 22 janar Franca dhe Gjermania do të festojnë përvjetorin e Traktatit të Elizesë. Në Berlin Presidenti François Hollande dhe kancelarja Angela Merkel janë takuar me të rijntë e dy vendeve me rastin e 50- vjetorit të miqësisë franko - gjermane. Kancelarja nxiti të rinjtë francezë dhe gjermanë të mësonin gjuhën e njëri - tjetrit duke e pranuar se nuk ishte e lehtë pasi dominon anglishtja në botë.

Sot në darkë të dy krerët e lartë të Evropës do kenë një darke pune, ku do të trajtohen tema nga aktualiteti. Traktati i Elizesë u firmos më 22 janar 1963 nga presidenti francez Charles de Gaulle dhe Konrad Adenaue. Megjithë uljet dhe ngritjet në marrëdhëniet mes tyre, Berlini dhe Parisi kanë qenë pika kyçe të Bashkimit Evropian.

Fuqia e parë ekonomike evropiane Gjermania edhe pse ndihmon de facto financiarisht Kontinentin e Vjetër, kundërshton rregullisht Francën, numri dy në Evropë. Megjithatë, Parisi dhe Berlini ranë dakord me ministrat e tjerë të eurozonës për të zgjedhur hollandezin e Financave Jeroen Dijsselbloem si shefin e ardhshëm të grupit.

Traktati i Elizesë duke filluar nga vitet 1970 krijoi mekanizma bashkëpunimi në ndërtimin gradual të bashkëpunimve europiane siç është tregu unik, Parlamenti Europian, Shengeni, zgjerimi i Europës si dhe mondializimin e shkëmbimeve kulturore dhe ekonomike.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)