"Me këtë kandidaturë, qeveria gjermane këmbënguli në vullnetin e saj për të marrë më shumë përgjegjësi në OSBE, që ka funksione të rëndësishme në krizën ukrainase dhe ka kontribuar në qetësimin e situatës veçanërisht në sajë të misioneve vëzhguese dhe përfshirjes në grupin e kontaktit", theksoi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.
Vendimi për presidencën e radhës të OSBE-së për vitin 2016 do të merret në fund të vitit 2014 në Bâle (Zvicër)", theksoi ai në një konferencë shtypi në Berlin.
Nëse Gjermania do të zgjidhet, ajo do të bëhet që prej vitit 2015 pjesë e trojkës së OSBE-së, që përfshin ish-presidencën, presidencën aktuale dhe presidencën e ardhshme.
OSBE-ja drejtohet aktualisht nga Zvicra, të cilën do ta pasojë Serbia.
Ky organizëm i Luftës së Ftohtë, krijuar në vitin 1973, ishte njohur nën emrin Konferencë për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (CSCE).
OSBE-ja numëron aktualisht 57 shtete anëtare duke nisur nga SHBA-ja në Kanada, nga Rusia në Mongoli dhe duke kaluar në kontinentin evropian./
/ec/ a.jor.