BERLIN, 8 shkurt /ATSH-DPA/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel u nis sot për vizita zyrtare në SHBA dhe Kanada, njoftoi zyra e saj e shtypit.
"Vizita dyditore filloi sot", tha zyra e sipërcituar që nuk dha detaje të tjera, ndërkohë që Merkel ka një axhendë vizitash jashtë vendit për shkak të presidencës njëvjeçare të radhës të Gjermanisë të G7-ës.
Kancelarja do të mikpresë samitin e G7-ës më 7-8 qershor në Schloss Elmau, hotel luksoz, 100 kilometra në jug të Mynihut.
Vizita e fundit e Merkelit në Amerikë ishte në maj, ku u takua edhe me presidetin amerikan, Barack Obama./ a.jor.