Berlin/ Xhaçka merr pjesë në konferencën 'Formimi i Politikës së Jashtme Feministe': Ta mbajmë këtë agjendë në krye të prioriteteve të botës

Berlin/ Xhaçka merr pjesë në konferencën 'Formimi i Politikës së Jashtme Feministe': Ta mbajmë këtë agjendë në krye të prioriteteve të botës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, me ftesë të Ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, mori pjesë në konferencën “Formimi i Politikës së Jashtme Feministe” që u mbajt në Berlin.

Ministrja Xhaçka përgëzoi homologen gjermane për iniciativën e ndërmarrë, e cila sipas saj synon të zgjerojë dhe forcojë rrjetin e avokatëve të barazisë gjinore.

“Jam shumë e kënaqur të shoh se pavarësisht sfidave me të cilat po përballemi, axhenda e politikës së jashtme feministe nuk është lënë mënjanë. Shqipëria po bën progres në këtë drejtim, teksa 60% e të gjitha posteve të nivelit të mesëm dhe të lartë në administratën publike janë gra. Natyrisht, ka akoma shumë punë për të bërë, por impakti është i dukshëm. Agjenda për Gratë, Paqen dhe Sigurinë është në krye të prioriteteve të Shqipërisë në mandatin e saj dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Shqipëria ka tanimë një Strategji Kombëtare për Barazinë Gjinore për 10 vitet e ardhshme. Unë jam optimiste se duke punuar së bashku dhe duke luftuar për të mbajtur këtë agjendë në krye të prioriteteve të botës aty ku i takon, ne do të arrijmë ta mbajmë pishtarin që të tjerët ta çojnë më tej në të ardhmen”, u shpreh kryediplomatja shqiptare në fjalën e saj.

Takimi i organizuar nga Ministria e Jashtme gjermane, bëri bashkë partnerë nga e gjithë bota, për të diskutuar mundësitë dhe sfidat për një qasje të politikës së jashtme feministe si një bazë e domosdoshme për sigurimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia