Presidentja e KE vlerëson Shqipërinë: Një aleate e denjë e NATO-s (VIDEO)

BERLIN-Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në ceremoninë e largimit të Ursula von der Leyen, tanimë presidente e KE. Në këtë organizim Xhaçka është takuar me kancelaren Gjermane, Angela Merkel dhe Ursula von der Leyen. Siç njofton zyra e shtypit të ministrisë së Mbrojtjes, Ursula von der Leyen ka vlerësuar rolin e Xhaçkës në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe NATO, duke e cilësuar vendin tonë si një aleat të denjë.

 “Gjithmonë kam admiruar rrugëtimin tënd pasi u bëre pjesë e tryezës së NATO. Jam e lumtur që sot Shqipëria është një anëtar i denjë i Aleancës”, iu drejtua zonja von der Leyen, ministres Xhaçka, njofton ministria e mbrojtjes.

Në krah të kancelares gjermane Angela Merkel, zëvendëssekretares së Përgjithshme të NATO, Rose Gottemoeller, ministres së re të mbrojtjes së Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe dhjetëra personaliteteve gjermane e europiane, ministrja Xhaçka mori pjesë në një prej ceremonive më të veçanta ushtarake, me traditë 200-vjeçare, që u rezervohet personaliteteve më të spikatura të politikës,  ku ishin të ftuar bashkëpunëtorët më të afërt të ish – ministres Ursula von der Leyen.

Kancelarja Merkel përshëndeti përzemërsisht ministren Xhacka, me të cilën, bashkë me 200 të ftuar të tjerë ndoqën ceremoninë zyrtare të largimit nga detyra të Von der Leyen dhe vijimin, në postin e ministrit të mbrojtjes së Gjermanisë të Annegret Kramp-Karrenbauer.

Ursula von der Leyen është e para grua që zgjidhet presidente e Komisionit Evropian dhe pritet ta marrë zyrtarisht detyrën më datë 1 nëntor 2019.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • navy: 16/08/2019 13:30

    theatro idiote korruption

    Përgjigju
  • Ana: 16/08/2019 10:18

    Mbas ketij takimi i kemi te hapura dyert per ne BE. Nje shterngim duarsh kaq miqesor, do te thote shume gjera. Ka mundesi qe Gjermania te dali nga BE per te na i liruar neve vendin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët! Për një pushohet çështja (VENDIMI)

Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët! Për një pushohet çështja (VENDIMI)