TIRANË- Nisi pak çaste më parë takimi i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Berlin. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke iu drejtuar pjesëmarrësve ka folur për problemet me të cilat përballen shtetet e rajonit.
Ajo ka thënë se qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të mërzitur me korrupsionin dhe nuk duan më gjykatat, që nuk funksionojnë mirë.
Qëllimi i kësaj konference është trajtimi i çështjeve të hapura në rajon prej shumë vitesh dhe gjenerimi i impulseve të reja për përgjigjen ndaj tyre, për forcimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit të shteteve të rajonit me njëra-tjetrën. Gjithashtu bëhet fjalë edhe për afrimin me Evropën: afrimin politik, ekonomik por edhe në pikëpamjen e shtetit të së drejtës.
Në Konferencë, për herë të parë BE-së do t'i prezantohet një dokument programativ nga vendet e rajonit, si tregues i një procesi integrues në Bashkimin Europian, ku përfshihen projekte të mëdha gjeostrategjike si TAP dhe IAP, korridoret e infrastrukturave, etj.
Vendet e Ballkanit Perëndimor do të konsultohen me përfaqësuesit e qeverisë gjermane për të ardhmen e tyre dhe afrimin me BE-në./ATSH/
/Shqiptarja.com