BERLIN, 10 gusht /ATSH-DPA / - U pushua sot hetimi për tradhti, objekti i së cilës ishin dy gazetarë dhe që ka shkaktuar përçarje mes Ministrisë gjermane të Drejtësisë dhe institucionit të prokurorisë.
Ministria e Drejtësisë dhe zyra e prokurorit federal vendosën me kompromis se dokumentet që nxitën hetimin nuk ishin sekrete shtetërore, sipas një deklarate të publikuar në website-n e prokurorisë federale.
Gjithsesi, do të bëhet një hetim më vete për mënyrën sesi dokumentet në fjalë u bënë publike.
Hetimi që ka në fokus aktivitetin e dy gazetarëve me blogun "Netzpolitik.org", të cilët dyshohen të kenë postuar pjesë të dokumenteve konfidenciale rreth planeve të shërbimeve sekrete gjermane për mbikqyrje në internet.
Shërbimet sekrete kërkuan hetim të këtij rasti, kërkesë kjo e miratuar nga prokurori federal.
Një indinjatë e publikut rreth hetimit çoi në diskutime ndërmjet zyrës së prokurorisë dhe ministrisë së Drejtësisë, që si pasojë pushoi hetimin dhe bëri që prokurori të jepte dorëheqjen./ /r.b/ a.jor.







