Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble theksoi sot se një vend mund të dështojë papritur duke këmbëngulur në vullnetin e Gjermanisë për të mbajtur Greqinë në zonën euro.
"Eksperiencat në mbarë botën kanë treguar se një vend mund të precipitojë papritur drejt dështimit", deklaroi ministri në një intervistë për të përjavshmen "Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung" (FAS).
Pyetjes nëse qeveria gjermane po përgatitet për një skenar të tillë për Greqinë, Wolfgang Schauble theksoi se "ka pyetje të cilave një politikan i arsyeshëm nuk duhet tu përgjigjet"
"Gjermania do të bëjë gjithçka për të mbajtur Greqinë në zonën euro", theksoi Schauble duke shtuar se nuk duhet të dështojë.
Ministrat e Financave të vendeve të zonës euro do të mblidhen të hënën në Bruksel në përpjekje për të arritur një kompromis me Greqinë, që do ti mundësonte Athinës marrjen e këstit të fundit të kredive nga BE dhe FMN në kuadër të një plani të dytë ndihme të vitit 2012./
atsh/
/Shqiptarja.com