Berlini edhe një herë ka shprehur mbështetje për Shipërinë në rrugën drej BE, e ndërsa akoma nuk e ka vendosur se cfarë qëndrimi do të mbajë për statusin e vendit kandidat. Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier gjatë një konference me kryeministrin Edi Rama tha se do të ketë mbështetjen e Gjermaninsë.
“Kjo vizitë nuk zhvillohet në një moment çfarëdo, por pikërisht përpara takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg javën e ardhshme dhe vetëm pak ditë përpara mbledhjes së Këshillit Europian, ku pritet të merret vendimi për çështjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Zoti Rama ju e dini, që unë nuk mund t’jua them këtë vendim përpara këtij takimi, ai do të merret të hënën mes Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, por më lejoni t’ju siguroj që ne do të japim mbështetjen tonë për këtë vendim. Ai duhet të merret në mënyrë unanime, për t’u vendosur përfundimisht më pas në fund të muajit në Këshillin Europian”, ka thënë Steinmeier, ndërsa ka kërkuar vazhdimin e reformave.
Ndërkohë kryeministri Rama ka thënë se shpreson që vendimi të jetë pozitiv, pasi vendi ka treguar rezultatet të prekshme nga prioritetet e përcaktuara nga BE.
“Ne jemi shumë të qartë që procesi i integrimit është një proces i vështirë dhe është një proces që nuk mund të anashkalohet për asnjë arsye, qoftë dhe për arsyen e madhe të miqësisë me vende si Gjermania, Franca, Italia apo me radhë. Pra, ne e dimë që do të na duhet të bëjmë një nga një detyrat e shtëpisë për të arritur ditën kur do të meritojmë të bëhemi anëtar me të drejta të plota të BE”, ka thënë kryeministri Rama.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2924
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18