Berlin: Tekno në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s

Berlin: Tekno në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s

Festivali 'Tekno', Berlin

Gjatë viteve 1980 skena e klubeve të Berlinit u zhvillua në një nga bërthamat kryesore të subkulturës tekno të asaj kohe në botë. Zhanri i muzikës elektronike u bë një lloj kolone zanore e viteve të ndryshimit pas ribashkimit të Gjermanisë. Si simbole të saj mund të përmenden klubi legjendar "Tresor", i cila u hap në vitin 1991 si dhe Parada vjetore e Dashurisë. Tani skena e famshme e teknos së Berlinit përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s.

Berlini njihet në botë për gjallërinë e klubeve, megjithatë shumë prej tyre po vuajnë ende nga pasojat e pandemisë COVID-19.

Roth: Pjesë e pasurisë kulturore të Gjermanisë

E ngarkuara e qeverisë gjermane për kulturën, Claudia Roth, e vlerësoi përfshirjen e skenës berlineze të teknos si një shenjë të rëndësishme për një koncept të zgjeruar të kulturës, i cili drejtohet kundër "ndarjes absurde" midis kulturës serioze dhe kulturës argëtuese.

"Pavarësisht nëse kemi të bëjmë me subkulturë apo teknika tradicionale artizanale, ato të gjitha janë pjesë e pasurisë kulturore të vendit tonë”, tha ajo në Berlin.

Lista e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s përfshin elemente të tilla si muzika, vallet, performancat, zejet e lashta dhe zakonet e ndryshme si thesare kulturore botërore që duhen mbrojtur./ DW

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?