BERLIN - Të gjithë ata të cilët duan të shkruajnë sllogane lirie, paqeje apo dashurie në Murin e Berlinit më në fund kanë shansin e tyre, 25 vjet pasi barriera e epokës komuniste u hap dhe më pas u shkatërrua. Një zonë industriale në Teltow, qytet në shtetin e Brandenburgut, pranë Berlinit, ka ende blloqe betoni me përmasa 3,6 x 1,2 metra nga muri origjinal. Pronarët e këtyre blloqeve ftojnë njerëzit apo turistët e ndryshëm që të shkruajnë çfarë dëshirojnë kundrejt një pagese. Dhe, çdokujt që do t'i mbushet mendja mund edhe të blejë një copë mur. Megjithatë, pjesë e pikturuara nuk janë dhurata të lira apo lehtësisht të transportueshme. Një prej këtyre blloqeve mund të kushtojë të paktën 500 euro (660 dollarë). Blerësit do të paguajnë edhe transportin e një blloku betoni që peshon tre tonë. Autoritetet komuniste filluan ndërtimin e murit me parafabrikate në vitin 1961./ATSH/