BERLIN, 31 janar /ATSH-DPA/ - Richard von Weizsaecker, presidenti i parë i Gjermanisë së bashkuar, vdiq sot në moshën 94-vjeçare, thanë anëtarë të familjes së tij.Von Weizsaecker ishte kreu i shtetit gjatë viteve 1984-94, duke shërbyer fillimisht si president i Gjermanisë Perëndimore deri në rrëzimin e Murit të Berlinit, në vitin 1989, dhe më pas i Gjermanisë së bashkuar, në vitin 1990.Anëtar i Unionit konservator Kristian Demokrat ai ka qenë edhe kryetar i bashkisë së Berlinit Perëndimor gjatë viteve 1981-84."Humbëm një humanist të madh dhe një shef të jashtëzakonshëm shteti", nënvizonte presidenti aktual, Joachim Gauck në letrën e ngushëllimit dërguar bashkëshortes së presidentit të ndjerë, Marianne von Weizsaecker.Von Weizsaecker u bë i njohur gjatë një fjalimi në vitin 1985 për 40-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ku foli hapur për mizoritë e nazistëve dhe ku theksoi se brezi i ri nuk duhej të mbante përgjegjësi për ta./ a.jor.







