BERLIN - Ne gjykatën e Landit të Berlinit po zhvillohet një proces gjyqësor kundër një grupi prej gjashtë personash të udhëhequr nga një kosovar, të dyshuar për grabitje të bëra kryesisht në qendrat tregtare dhe në dyqanet e stolive, në Berlin dhe Bradenburg.
Banda, në krye të të cilës qëndronte kosovari me emrin Adnan H., ishte bërë e njohur për shpejtësinë e grabitjeve të bëra, sa që ato janë emërtuar si “vetëtima”.
Për gjithsej 9 “vetëtima” të tilla ngarkohet grupi.
Ata kanë thyer vitrinat e dyqaneve të stolive të shtrenjta dhe pasi kanë zbrazur ato, kanë ikur shpejtë me veturat e marra me qira duke kaluar me forcë përmes dyerve të përforcuara me grila hekuri.
Por aksioni më spektakolar i bandës ka qenë ai kur kanë hyrë në makinën e policëve (civilë), ku kanë marrë pajisjet si armë, karikatorë me fishekë, helmeta, rripa, pranga etj, dhe kanë ikur pa u pikasur. Por, si ka mundur të ndodhë kjo gjë?
Policia mendon se çifti i policëve civilë, ishte duke e përgjuar bandën, shkruan albinfo.ch. Por, për të mos rënë në sy se po e përgjojnë, ata e kanë lënë veturën dhe kanë filluar të aktrojnë sikur të ishin një çift të dashuruarish. Mirëpo, si duket janë thelluar shumë në rolet e tyre sa që nuk e kanë parë kur u është plaçkitur vetura.
Për shkak të rrezikshmërisë që mendohet se paraqesin, gjykimi i grupit po bëhet nën masa të ashpra sigurie. Adnani, shefi i bandës flet para trupit gjykues nga kabina prej xhami të padepërtueshëm nga plumbat.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Droga, shqiptarë dhe serbë trafik së bashku