Berlin, zhvillohet Ministeriali VI
Bushati: BE për të ndërtuar stabilitet

Berlin, zhvillohet Ministeriali VI<br />Bushati: BE për të ndërtuar stabilitet
BERLIN- Ditën e sotme është zhvilluar Ministeriali VI i Ministrave të Jashtëm të Europës Juglindore, e organizuar nga Instituti gjerman Aspen. Në këtë takim, të mbajtur në Berlin, mori pjesë dhe Ministri i Jashtëm i vendit tonë, Ditmir Bushati. Në fokus të takimit ishte konsolidimi i  progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë Ministerialit VI morën pjesë dhe Deputetë të Parlamentit gjerman, zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit amerikan,  Hoyt Yee, përfaqësues të BE-së, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal. Ndërsa ky bashkëbisedim rajonal pati dhe mbështetjen e Ministrave të Jashtëm të Gjermanisë, Steinmeier dhe të Mbretërisë së Bashkuar, Hammond.

Në fokus të këtij takimi ishte konsolidimi i progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, forcimi i shtetit të së drejtës dhe mirëqeverisja ekonomike, këto të fundit si instrumente zhvillimi të qëndrueshëm në vendet e rajonit. Ndërsa Ministri Bushati, gjatë fjalës së tij, u përqendrua në reformat e qëndrueshme në kuadër të luftës kundër informalitetit në ekonomi si dhe në projektet infrastrukturore dhe energjetike si reforma konkrete për një bashkëpunimin rajonal më cilësor. 

“Ngjarjet e fundit në kufijtë e Bashkimit Europian dëshmuan rëndësinë që ka zgjerimi i BE-së si një mjet për të thelluar bashkëpunimin mbi çështjet kryesore të politikës së jashtme dhe si një mënyrë për të ndërtuar një stabilitet jetëgjatë në rajon. Në këtë kontest, jam i kënaqur që Raporti i fundit i progresit vlerëson se politika e jashtme e Shqipërisë është në përputhje të plotë me atë të BE-së”- deklaroi gjatë takimit Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. 

Kjo konferencë u mbajt si një evoluim i takimeve te mëparshme të mbajtura në Berlin, Nju Jork dhe Beograd dhe si dëshmi e vëmendjes së veçantë që po tregon Gjermania mbi zhvillimet në Europën Juglindore. Përtej pjesëmarrjes në këtë konferencë, Ministri Bushati, gjatë qëndrimit të tij në Berlin, do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me përfaqësues të rajonit dhe personalitete  gjermane.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj

Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj