Një 34-vjeçar shqiptar i shumëkërkuar për trafik drogeGjermani, i arrestuar nga policia italiane, u ekstradua drejt Berlinit.

Ai akuzohet se është përgjegjës për trafik droge, të kryer midis pranverës dhe verës së vitit 2023 në Solingen dhe më gjerë. Në qershor 2025 ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian nga autoriteti kompetent gjyqësor gjerman.

Karabinierët e Njësisë Hetimore Forlì-Cesena, në bashkëpunim me autoritetet gjermane e kapën shqiptarin në një banesë në Savignano sul Rubicone.

“Pas procedurave të ekstradimit dhe në përputhje me urdhrat e lëshuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës, Karabinierët e Savignanos shoqëruan 34-vjeçarin, i cili gjatë procedurave të ekstradimit ishte i detyruar të nënshkruante çdo ditë në selinë e Karabinierëve në Savignano sul Rubicone, në Pikën Kufitare Ajrore Malpensa të Milanos për t’ua dorëzuar autoriteteve policore gjermane”, informon media italiane.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë