Berlini ndihmon Parisin që të përpunojë një pakt të shkruar nëpërmjet të cilit Franca angazhohet të mbajë reforma dhe të reduktojë deficitin, që Brukseli të pranojë projektbuxhetin e vitit 2015, raporton "Spiegel".
Për Berlinin është e paimagjinueshme që projektbixheti francez për vitin 2015, që po shqyrtohet nga Komisioni Evropian dhe që parashikon një deficit publik prej 4,3 për qind, që është shumë më i madh nga limiti evropian, të hidhet poshtë, shkruan revista gjermane, duke u bazuar në burime pranë qeverisë së Angela Merkel.
"Kjo do të peshojë shumë në marrëdhëniet fronko-gjermane, dhe kjo do të paraqitet sikur ne jemi përgjegjës me fiksimin tonë pas masave shtrënguese", deklaroi për "Spiegel" një përgjegjës i lartë i qeverisë.
Qeveria gjermane, nxënësi i mirë i eurozonës në çështjet buxhetore, ka propozuar të ndihmojë nëpërmjet një pakti ku detajohen angazhimet e Parisit kundrejt Brukselit.
Në të kaluarën Merkel ka përmendur shpesh herë idenë e angazhimeve kontraktuale të vendeve anëtarë me Komisionin, që është një lloj harte e reformave dhe e konsolidimit buxhetor, por që do të jenë më shtrënguese se sa angazhimet e ndërmarra aktualisht. Por vendet evropiane nuk e kanë marrë parasysh.
Komisioni do të japë vendimin e tij në fund të muajit mbi projektbuxhetin francez.
Merkel dhe ministri i Financave, Wolfgang Schauble, kanë përmendur shpesh herë rëndësinë që ka respektimi i rregullave buxhetore evropiane për të rikthyer besim në eurozonë që nuk po arrin të dalë nga kriza. Por gjithashtu ata u kujdesën që të mos kritikojnë hapur Parisin.
Schauble dhe kolegu i tij i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, do të presin nesër në Berlin ministrin francez të Financave, Michel Sapin dhe atë të Ekonomisë, Emmanuel Macron. Kryesisht do të bisedohet mbi mënyrat e rritjes së investimeve dhe të rritjes ekonomike në këto dy vende dhe në Evropë.
ATSH
/Shqiptarja.com