Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë gati për «veprime mbrojtëse proporcionale» për të «shkatërruar në burim kapacitetin e Iranit për të lëshuar raketa dhe dronë». Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët të Berlinit, Parisit dhe Londrës.

«Liderët e grupit E3 janë të tronditur nga sulmet raketore të papërzgjedhura dhe joproporcionale të lëshuara nga Irani kundër vendeve të rajonit», në kundërpërgjigje ndaj atyre të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli në territorin iranian, thuhet në deklaratë.


Lajmi kryesor:

Sulmet në Iran/ Teherani e konfirmon: Khamenei vdiq! Mister fati i ish-presidentit Ahmadinejad! Ministri i Jashtëm iranian: Të hapur për dialog! Trump: Do të flas me udhëheqësit e tyre të rinj