‘Berlini të do’, pikniku unik në kryeqytetin gjerman bën bashkë 3000 qytetarë

‘Berlini të do’, pikniku unik në kryeqytetin gjerman bën bashkë 3000 qytetarë

‘Berlini të do” ky mesazh është një mbishkrim i gjatë 800 metra i formuar nga më shumë se 1000 tavolina, në të cilën darkuan më shumë se 3000 berlinezë, në pistën e ish-aeroportit Tegel, festuan  “Darkën e Lirisë”.

Ushqimi dhe pijet u siguruan nga vetë pjesëmarrësit, por sipas organizatorëve, ofrohej edhe katering falas.

Artistë të ndryshëm siguruan një program shumëngjyrësh kulturor dhe muzikor.

Pjesëmarrësit shijuan plotësisht mbrëmjen, por edhe në këtë event ata ishin të pajisur me një certifikatë imunizimit.

Kryebashkiaku i Berlin Michael Mueller u shpreh se dëshironte ta përdorte eventin  për të dërguar sinjalin se “Berlini është kthyer!” pas shumë muajsh të kufizuar nga pandemia.

“Dhe sot ne duam të festojmë që kemi kaluar një kohë të vështirë së bashku, ne mund të marrim frymë thellë, mund të fillojmë përsëri, gjërat po ecin pas asaj kohe të vështirë të koronavirusit,” tha ai dhe vuri në dukje planet e ripërdorimit të aeroporti i vjetër.

Përmes kësaj darke Berlini falënderon qytetarët e tij që i rezistuan kohërave të vështira, por i dërgon një mesazh të fortë botës se kryeqyteti gjerman është rihapur për të gjithë sektorët e ekonomisë.

Në të njëjtën kohë, berlinezët i thonë lamtumirë Aeroportit Tegel , i cili për shumë vite ishte një portë hyrëse në botë dhe tani do të bëhet  qënder inovatore "Urban Tech Republic" .

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën

Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën