ITALI - Silvio Berlusconi gjatë një interviste në kanalin televiziv Canale 5 ka nisur një tjetër sulm kundër kryeministrit dhe qeverisë teknikë, të cilët ndryshe nga të gjithë të tjerët kanë përdorur ligjin për gjëra të parëndësishme.

“Qeveria e Mario Montit ka patur më shumë kompetenca sesa fashistët dhe profesori është rritur në barkun mbrojtës të shtetit”.

Berluskoni nuk ka harruar të sulmojë edhe Gianfranco Finin duke thënë se ai është vetëvrarë politikisht pasi i është propozuar të jetë kryeministri i koalicionit të qendrës së majtë.

Gjithashtu nuk ka kursyer kritika edhe për Pier Ferdinando Casini, dhe në fund të fjalës së tij Berlsukoni bën thirrje popullit italian të shkojnë në votime dhe të zgjedhin mes Partisë Demokratike ose Populli i Lirisë.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)