Berlusconi ngacmon gazetaren e
BBC-së, reagimi i ashpër i televizionit
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shkaktuar sërish polemika në lidhje me batutat e tij ndaj një gazetareje të BBC-së gjatë ditës së sotme. I njohur për famën e tij të keqe si në rastin kur deklaroi se nga Shqipëria duhet të vinin vetëm vajza të bukura, apo për “bunkerin” e tij të orgjive, të njohur ndryshe me epitetin “Bunga Bunga”, Berlusconi, partia e të cilit duket se pretendon të kthehet sërish në pushtet, duket se nuk heq dorë nga veset e vjetra.
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shkaktuar sërish polemika në lidhje me batutat e tij ndaj një gazetareje të BBC-së gjatë ditës së sotme.
I njohur për famën e tij të keqe si në rastin kur deklaroi se nga Shqipëria duhet të vinin vetëm vajza të bukura, apo për “bunkerin” e tij të orgjive, të njohur ndryshe me epitetin “Bunga Bunga”, Berlusconi, partia e të cilit duket se pretendon të kthehet sërish në pushtet, duket se nuk heq dorë nga veset e vjetra.
Në pamjet e transmetuara nga televizioni britanik, Silvio Berlusconi ka bërë një batutë me gazetaren Sofia Bettiza, e cila i kishte shtrënguar me vendosmëri dorën.
"Mos shtrëngo kaq fort, përndryshe dikush mund të mendojë se don që ta rrahësh dhe nuk do të martohet më me ty”.
"E martuar je?", - shtoi ish-kryeministri i Italisë.
"Ku kujdes...". Por më pas e garantoi: "Po bëj shaka, duhet bërë shaka ndonjëherë".
BBC-së nuk i ka ardhur dhe aq mirë dhe e ka publikuar videon me një koment polemizues: “Sa intervista politike përfundojnë kështu?”.
Televizioni shkruante më tej: “Ish-kryeministri italian nuk lejohet që të ushtrojë funksione publike për shkak të një dënimi penal për mospagim taksash, por kjo nuk i ndal shpresat e tij për t’u rikthyer sërish në pushtet”.
Ish-kryeministri italian në "aksion"
s.k/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 1339
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26
-
Veshur kuq e zi, Rita Ora uron gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë (VIDEO)
28 Nëntor, 20:20
-
Begaj pritje për Pavarësinë, mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull, mbështetje SPAK! Jemi krah Kosovës
28 Nëntor, 20:08
-
Zelensky i bën thirrje Perëndimit: Kemi nevojë për një përgjigje të fortë ndaj shantazhit të Putinit
28 Nëntor, 19:51
-
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
28 Nëntor, 19:40
-
VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët paradë me flamujt në makina
28 Nëntor, 19:40
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28
-
SHBA/ Arrestohet një burrë në Arizona që kërcënoi se do të vriste presidentin Trump dhe familjen e tij
28 Nëntor, 19:25
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor, 19:18
-
A do të dërgojë NATO ushtarë në Ukrainë? Mark Rutte: Do të sigurohemi që ukrainasit ta vazhdojnë këtë luftë
28 Nëntor, 19:08