TIRANE - Ish-Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, dënohet me 4 vjet burg nga Gjykata e Apelit për evazion fiskal, si dhe i hiqet e drejta për t'u zgjedhur në institucionet publike për 5 vjet. Gjykatësit e shkallës së dytë së Gjykatës së Apelit në Milano kanë konfirmuar dënimin e Berluskonit me 4 vjet për evazion fiskal në vazhdën e procesit hetimor për të drejtat televizive të "Mediaset".

Po kështu konfirmohet dënimi për 5 vjet për mospërfshirje në institucionet publike dhe tre vjet nga postet drejtuese. Ky dënim nuk është i formës së prerë. Nëse ky verdikt miratohet edhe nga Gjykata e Kasacionit, atëherë Berluskoni duhet të bëjë një hap pas nga politika. Konfirmohet edhe parashikimi për gjobën prej 10 milionë eurosh.

Redaksia online
(e.s./shqiptarja.com)