Zgjati dy orë bisedime, takimi ndërmjet kryeministrit në dalje të Italisë, Silvio Berlusconi, dhe neo-senatorit Mario Monti. Mario Monti është emri i profesorit te ekonomise qe zëvendëson Berlusconi-n si lider i ri i Italisë. Takimi u zhvillua pas miratimit nga Senati të ligjit për stabilitet. Berlusconi kishte thënë se do jepte dorëheqjen menjëherë pas miratimit të ligjit për stabilitet.
NAPOLITANO NESER KONSULTIMET PER QEVERINE
Presidenti italian Giorgio Napolitano do te nise neser ne mengjes konsultimet per formimin e qeverise se re. Sipas burimeve te medias italiane, kreu i shtetit do te prese Berlusconin rreth ores 20-20-30 dhe menjehere pas formalizimit te doreheqjes do te shpallet kalendari per formimin e qeverise se re.
DITA E MARIO MONTIT
Nje nga takimet e para te Mario Montit gjate dites se sotme ishte ai me Mario Draghin, Presidentin e ri te Bankes Qendrore Europiane. Edhe kryetari i PD Bersani dhe zevendesi i tij Enrico Letta paten nje takim informal me Mario Montin ne pallatin Giustiniani ne Rome, qe jane zyrat e reja te Senatorit, me pas, takimi prej dy oresh me kryeministrin ne largim Silvio Berlusconi, ne prani te Gianni Lettes dhe sekretarit te partise Angelino Alfano. Takimi u be per te shtruar rrugen e votimit te qeverise se re nga ana e partise se Berlusconit, edhe pse duket se partia e ti ka vene disa kushte per te dhene “po” per qeverine e re Monti. Me pas Monti takoi dy ministrat e Lega-s, Calderoli dhe Maroni.
LISTA E MINISTRAVE TE MUNDSHEM
Guido Tabellini, profesor i Economise ne Universitetin Bocconi perflitet si minister i Ekonomise
Carlo Secchi ne Ministrine e Zhvillimit
Lorenzo Ornaghi Rektori i universitetit La Cattolica si minister i Arsimit
Lanfranco Senn si minister i Infrastruktures
Cesare Mirabelli si minister i Drejtesise
Giuliano Amato si minister i Jashtem
Enzo Moavero si zevendesekretar i keshillit te Ministrave.
Flitet per nje debat per perfshirjen e Gianni Lettes ne Qeveri, ne vend te Enrico Lettes se PD. Por te dhenat me te sigurta bejne fjale se Mario Monti, ne marreveshje me Napolitanon, po ben nje qeveri vetem me tekniciene, asnje politikan te perfshire.